Qendra Korrektuese në Lipjan nga sot është bërë me serës për kultivimin e perimeve. Sera e përuruar në këtë Qendër Korrektuese përfshin një hapësirë prej pesëdhjetë metra katror, projekt ky i financuar nga Agjencioni i Kujdesit Holandez, i cili vepron në kuadër të Komitetit Holandez të Helsinkit.
Ky projekt është zhvilluar kryesisht me angazhimin e të miturve nga kjo Qendër, synimi i së cilës është që të angazhon të rinjtë në aktivitetet të ndryshme me qëllim të ri-integrimit dhe risocializim më të shpejtë dhe të suksesshëm.
Me këtë rast, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin që ky institucion ka me Komitetin e Helsinkit dhe Ambasadën e Holandës në Kosovë, duke theksuar se Holanda përmes projekteve të saj në Kosovë synon që të përmirësojë ambientin, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe avancimin e kushteve me qëllim të ngritjes së standardeve në mënyrë që Kosova të jetë vend shembull në rajon.
Ambasadorja Willems duke folur për rëndësinë e këtij projekti, theksoi se Mbretëria e Holandës mbetet e përkushtuar në thellim të bashkëpunimit dhe ofrimin e asistencës në fushën e sundimit të ligjit e cila mbetet prioritet.
Ajo theksoi se çdo aktivitet i organizuar me qëllim të ri-integrimit dhe risocializimit të të miturve të kësaj qendre mbetet tejet i rëndësishëm duke i vënë theks të veçantë rëndësisë së qendrave korrektuese që ato si të tilla të mos jenë institucione që ofrojnë siguri vetëm brenda objekteve, por të shërbejnë si qendra rehabilituese dhe të ofrojnë siguri për vendin edhe kur këta njerëz të kenë vuajtur dënimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës