LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Nga 14 mijë, tash janë 28 mijë veteranë

Abrashi: Nga 14 mijë, tash janë 28 mijë veteranë

Një çështje që preokupon qytetarët janë edhe pagat e veteranëve të luftës për të cilët është paralajmëruar se Qeveria nuk ka më buxhet për t’i paguar të gjithë veteranët.

Ishte deputetja e AAK-së Time Kadriaj e cila e ka ngritur këtë shqetësim sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe pas 17 viteve po përballen me probleme. Sipas saj ka veteranë që nuk kanë marrë pagat e tyre.


“Edhe përkundër amendamentit të ligjit ende po ka pengesa në zbatimin e tij dhe edhe sot shumë veteran po përballen me problem sepse nuk po iu paguhet ajo çka u takon me ligj. Ministër kur do të rregullohet kjo çështje dhe kur veteranët do ta marrin pagën e tyre në bazë të ligjit që iu takon?”, e ka pyetur Kadriaj ministrin e Punës dhe Mirëqenies Arban Abrashi.

Ministri Abrashi ka sqaruar ecurinë e gjithë procesit duke thënë se në bazë të informatave që kanë pasur fillimisht është rregulluar edhe puna e buxhetit për veteranët që plotësojnë kushtet për pension.

“Të gjitha informatat që i kemi pas ne si Qeveri ishte se presim një fluks prej 12 deri 14 mijë veteranë të UÇK të cilët nuk kanë të hyra. Pas kësaj ne edhe e kemi hartuar buxhetin së bashku me Ministrinë e Financave buxhet prej 25 milionë eurove i cili përmbush këto kërkesa. Ajo çka ka ndodhë në ndërkohë me hapjen e procesit është se jashtë çdo parashikimi se numri i veteranëve që kanë aplikuar për pension është dyfishuar. Numri i fundit I veteranëve që plotësojnë kushtet për të marrë pensionin është 28 mijë e 31”, sqaroi Abrashi.

Mirëpo ai mohoi se veteranët nuk janë duke i marrë pagat e tyre ndërsa si sfidë e përmendi mungesën e buxhetit për këtë kategori deri në fund të vitit.

Sipas Abrashit me këtë numër që aktualisht janë të evidentuar si veteranë të luftës, Qeverisë i duhen së paku edhe 15 milionë e 700 mijë euro.

Sipas ministrit të Punës numri i atyre që aplikojnë për pensione është duke u rritur nga muaji në muaj dhe as kjo shumë nuk është e mjaftueshme për pensionet e tyre prandaj Abrashi tha se Qeveria do të mundohet që të gjejë ndonjë alternativë tjetër për të paguar pensionet e veteranëve të luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori