LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Qytetarët e Kosovës po përballen me probleme të shumta

Bajrami: Qytetarët e Kosovës po përballen me probleme të shumta

Deputetja nga ‘Nisma për Kosovën’, Valdete Bajrami tha se mirëqenia e qytetarëve të Kosovës është e rëndë.

Ajo tha se qytetarët po ballafaqohen me probleme në shumë sfera, si në arsim, shëndetësi, bujqësi, siguri etj.


“Vitin e kaluar ju e filluat largimin e mijëra të rinjve nga vendi, dhe keni thënë që po ikin me Iphone. Ky vit del të jetë tragjik pasi kjo qeveri në vend që t’ju krijonte kushte më të mira, ju nuk e bëtë atë. Jeni përgjegjës për të ardhmen e shoqërisë sonë. Në secilin takim me ndërkombëtare ju i përmendi rininë tonë si aset, e që ju shërben juve. E keqpërdorni rininë edhe për rregullimin e imazhit tuaj personal”, tha Bajrami.

Deputetja Bajrami foli po ashtu edhe për rastet e fundit të vrasjeve, të cilat sipas saj janë shumë alarmante.

“Si mund të pranohet ky realitet ku pjesëtarët e policisë vijnë deri në atë pikë që bëjnë edhe vetëvrasje. Vetëm dy muaj më parë jemi karakterizuar me numrin e vrasjeve të rinjve. Vetëm në muajin gusht janë vrarë nëntë të rinj. Pastaj, brenda ditës pati tre të shtëna në Prishtinë. A nuk do duhej që të gjitha institucionet të alarmoheshin? Për këtë situatë duhet të jap dikush përgjegjësi. Ju së bashku me të gjithë kolegët tuaj jeni përgjegjës pasi që keni dështuar të ofroni mirëqenie, siguri, shëndetësi, vende të lira të punës, drejtësi etj. Vetëm pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin ju duhet të jepni dorëheqje. Rinia është e ardhmja e këtij vendi e jo ju”, përfundoi Valdete Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori