LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me adoleshentin më të gjatë në botë, i cili është 2 metra e 38 centimetra dhe që po vazhdon të rritet nga 18 centimetra në vit (Foto/Video)

Njihuni me adoleshentin më të gjatë në botë, i cili është 2 metra e 38 centimetra dhe që po vazhdon të rritet nga 18 centimetra në vit (Foto/Video)

Është zyrtarisht adoleshenti më i gjatë në botë dhe për më tepër, vazhdon të rritet me 18 centimetra në vit.

18-vjeçari Broc Brown nga Michigan i Shteteve të Bashkuara, është aktualisht 2 metra e 38 centimetra i gjatë dhe nëse ruan këtë ritëm rritjeje edhe për të paktën një vit, mund të tejkalojë me shpejtësi rekordin botëror të njeriut më të gjatë që mbahet nga Sultan Kosen, i cili është 2 metër e 50 centimetra i gjatë.

Gjagantizmi i Broc ka edhe pasojat e tij. Ai vuan nga sëmundje të përhershme të shpinës, që nuk mund t’i qetësojë duke përdor ilaçe pasi ka lindur me vetëm një veshkë.


Mjekët thonë se ai mund të ketë një jetë normale, megjithëse e ka të vështirë të gjejë krevatin e përshtatshëm dhe futja në makinë është një torturë e vërtetë.

Prindërit e tij thonë se në moshën 5-vjeçare Broc ishte dy herë me i gjatë se moshatarët e tij, transmeton tch.

Ai u diagnostikua në atë kohë nga mjekët me atë që njihet si sindroma Sotos, ose ndryshe “gjigantizmi i shtyllës kurrizore”, që prek një në 15 mijë persona.

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

https://www.youtube.com/watch?v=zwQ9zezkePw

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Interneti

Interneti "pushtohet" nga teoritë konspirative - një seri librash e shekullit të 19-të thuhet të ketë parashikuar zgjedhjen e Trumpit

Interesante
Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Fun
Incidenti viral në rrjete sociale - elefanti sulmon automjetin pasi u provokua nga një burrë

Incidenti viral në rrjete sociale - elefanti sulmon automjetin pasi u provokua nga një burrë

Interesante
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Kalo në kategori