LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon Kampionati i 31-të ushtarak botëror në mundje

Sot fillon Kampionati i 31-të ushtarak botëror në mundje

Rreth 400 sportistë prej 32 vendeve të botës do të marrin pjesë në Kampionatin ushtarak botëror në mundje, ashtu siç u paralajmërua më herët, kampionati fillon prej sot deri më 25 shtator do të mbahet në VIP arenën ‘Boris Trajkovski’ në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë manifestim sportiv ushtarak botërorë Maqedonia do të përfaqësohet prej 18 pjesëtarëve të Armatës, ndërsa në mënyrë shtesë nga vendi do të marrin pjesë edhe tre gjykatës dhe dy trajnerë.

Organizatorët paralajmëruan se mbikqyrja e Kampionatit ushtarak botëror do të zhvillohet sipas kornizave të rrepta të rregullave sipas CISM rregullores për mbajtjen e kampionateve ushtarake botërore. /Telegrafi/