Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Mollës” në Kovragë, ku në mënyrë simbolike nisi vjelja e mollëve.
Presidenti Thaçi ka thënë se sa herë që shkon në kohën e vjeljeve në Kovragë, ajo gjithnjë e më shumë duket e kuqe për shkak të mollëve të shumta.
“Kovragën të kuqe e keni bërë ju, me punën tuaj, duke kultivuar molla. Dhe po më duket gjithnjë e më e kuqe, sepse çdoherë e më shumë i keni shtuar sipërfaqet e mbjella”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se pemëtarët e Kovragës nga rreth 20 hektarë mollë sa i kanë pasur në vitin 2000, sivjet i kanë bërë mbi 100 hektarë.
“Institucionet e vendit, me rritjen e buxhetit për sektorin e bujqësisë u janë bërë krah pune dhe ju këtu, bashkë me shumë fermerë të tjerë, me punë, me angazhim dhe me përkujdesje keni arritur të bëni mrekulli. Gjithmonë kam besuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i sjellin rezultatet e duhura dhe sa herë që vizitoj fermerët, ky besim vetëm sa më përforcohet edhe më shumë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga viti 2009 e deri në vitin 2014, sipas presidentit Thaçi, vetëm përmes granteve investive në Kovragë janë investuar rreth 1 milion euro, përfshirë këtu edhe participimin e vetë përfituesve.
“Rezultati është i dukshëm: Ju tash prodhoni 2 milionë kilogramë mollë në vit!”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se tash me mollët e Kovragës identifikohet komuna e Istogut, por edhe pemëtaria në Kosovë.
Në manifestimin tradicional “Dita e mollës” mori pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi, kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi dhe Besim Beqaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur