LAJMI I FUNDIT:

Pesë të veçantat e sesionit të 71-të të OKB-së

Pesë të veçantat e sesionit të 71-të të OKB-së

Sesioni i 71-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që sipas agjendës zyrtare të përgjithshme nis nga sot në New York City, mbledh përfaqësues nga 193 anëtarët e OKB-së për të diskutuar çështje ndërkombëtare dhe të përgatisin politikat e nevojshme për të luftuar shqetësimet më të fundit të botës.

Nga personalitetet prej të cilëve priten fjalime interesante është padyshim pritja që po i bëhet liderit të ri të qeverisë në Kanada, Justin Trudeau, transmeton KosovaPress. Ndërsa ky sesion ka edhe të veçantat e tij, mediat ndërkombëtare kanë radhitur pesë pjesët më interesante të Asamblesë, të cilat po i sjellim më poshtë:

  1. Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-moon për herë të fundit do të hapë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Ban Ki-moon, i teti sekretar i përgjithshëm i OKB-së do të përfundojë mandatin e tij të dytë pesë-vjeçar në fund të vitit 2016. Edhe pse ai ka marrë mjaftë kritika në mandatet e tij, Ban lë pas trashëgiminë e Samitit për ndryshime klimatike të vitit 2007, UN Women (një organizatë e dedikuar barazisë gjinore) dhe, më së fundi, 17 qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm që kishin dalë nga UN nga viti i kaluar.


Gjatë qëndrimit të tij si sekretar i përgjithshëm, numri i grave në pozita të larta drejtuese në kuadër të OKB-së u rrit me më shumë se 40 për qind, ndërsa ka thënë se është “koha tani” për një grua për të udhëhequr organizatën.

Aktualisht janë 10 kandidatë në drejtimin për të zëvendësuar Ban Ki-moon, pesë burra dhe pesë gra. Vendimi pritet të merret në tetor.

  1. Pjesëmarrësit do të jenë në kërkim të drejtimit të ri deri në 2030

Ndryshimi i klimës në botë është një nga problemet kryesore që duket se do të shqetësojë botën deri në 2030, për çka edhe duhet aprovuar 17 arsyet për ndryshime. Për këto arsye, kjo javë e samitit ofron një mundësi për të diskutuar më tej se çfarë mund dhe duhet të bëhet nga secili vend.

SDGs do të jetë në qendër të diskutimeve në Samitin e Mirë Social, një konferencë dy-ditore që do të shqyrtojë se si teknologjia dhe mediat e reja mund të shfrytëzohen për të mirë. Samiti do të zhvillohet me idenë që të mësoj nga pjesëmarrësit se çfarë lloji të botës ata do të duan ta jetojnë në deri në vitin 2030.

  1. Kriza e refugjatëve do të jetë në krye të agjendës

Takimi i nivelit të lartë i Asamblesë së Përgjithshme të Emigrantëve dhe Refugjatëve që u mbajt më 19 shtator, do të vazhdojë sot në Samitin e liderëve me temë mbi Refugjatë, i cili do të organizohet nga Obama dhe bashkë-organizohet nga kryeministri kanadez, Trudeau dhe të tjerët.

Samiti i sotëm do të trajtojë një nga problemet më urgjente të botës. Në vitin 2015, numri i emigrantëve ndërkombëtarë dhe refugjatëve arriti në 244 milionë, një rritje prej 71 milionë, apo 41 për qind më shumë nga viti 2000.

Qëllimi i udhëheqësve të Samitit është që të sigurojnë angazhime të reja të rëndësishme globale për të: 1) të shtuar fondet për ankesat humanitare dhe organizatat ndërkombëtare, 2) të pranojnë më shumë refugjatë përmes rivendosjes ose rrugëve të tjera ligjore, dhe 3) rritjen e refugjatëve përmes vetë-mbështetjes dhe përfshirjes përmes mundësive për arsimim dhe punë të ligjshme.

  1. Presioni është të ratifikohet Marrëveshja e Parisit

Marrëveshja e Parisit për Klimën është konsideruar të jetë ligjërisht e detyrueshme si marrëveshja e parë ndërkombëtare në botë për klimën, që kërkon nga vendet pjesëmarrëse për të mbajtur rritjen e temperaturave globale “poshtë” 2 gradë celsiusëve. Kjo u miratua nga 195 palë në Konventën në kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në dhjetor 2015. Megjithatë, ajo ende nuk është ratifikuar nga të gjitha vendet.

Marrëveshja e Parisit do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi të paktën 55 vende, që përbëjnë të paktën 55 për qind të shkarkimeve të gazeve serrë, të sjellin përpara dokumentet juridikisht të detyrueshme të ratifikimit të kësaj çështje.

Deri më sot, 27 vende e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Parisit.

  1. Asambleja e përgjithshme ka një udhëheqës të ri

Ambasadori nga Fixhi në OKB, Peter Thomson, është zgjedhur si president i Asamblesë së Përgjithshme, një pozicion i cili rrotullohet çdo vit në mes të pesë zonave gjeografike. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i një shteti në zhvillim nga ishulli i vogël në Pacifik është zgjedhur në këtë post.

Pasi u zgjodh, Thomson vuri në dukje se si ai ka një perspektivë të veçantë në ndryshimet klimatike dhe për çështjet e oqeaneve, duke qenë nga një ishull i klimës së ‘pambrojtur’.  /KosovaPress/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori