Për politikanët: Nënën krejt juve majmunëve që me lehtësi e zotëroni mjerimin që e quajmë shtet!
Martina Mlinareviq Sopta është kroate që jeton në Shiroki Brijeg të kantonit të Hercegovinës Perëndimore në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe opinioniste në media të ndryshme të Kroacisë. Shkrimin e saj të fundit, në profilin e saj në Facebook, kundër politikanëve të korruptuar dhe me mendësi kriminale – që ka nxitur reagime të mëdha në mediat e Ballkanit – Telegrafi ua sjell të plotë më poshtë.
Kur titujt e djeshëm të portaleve ta hanë shpirtin, të rrëqethin, e të sjellin turbullira të padurueshme në bark, e edhe pagjumësi.
Kur shëmtia e përditshme e realitetit të këtij shteti kalon në një pikë kritike, si llum i lodhur lumi, e ku neveria përballë të jetuarit në këtë kaos për herë të parë kalon në një pasiguri të parehatshme, dhe të vështirë, në diçka që kemi menduar se kurrë më nuk do të përsëritet në jetët tona.
Kur gjëra kolosale deklarojnë minjtë hipokritë, duke apeluar rrejshëm që të mos eskalojë situata; minj që m… e zinë çdo ditë të re, sepse vetëm m… i mban në sipërfaqe; minj që këtë m… në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e kanë shikuar nga strehët e sigurta, me prapanicat e tyre të mbrojtura mirë, derisa njerëzit kanë gjakosur që ata sot paturpësisht të dh… Edhe në jetë, edhe tek njerëzit. Ata që në vitet e nëntëdhjeta kanë fshehur edhe veten e edhe fëmijët e tyre, e sot në luftë i nxisin të njëjtët budallenj që atë kohë mbetën pa fëmijë, pa arsye, pa gjymtyrë.
Me lehtësi e kanë marrë këtë mjerim që ndonjëherë e quajmë shtet. Me lehtësi e kanë marrë korrupsionin, nepotizmin, varfërinë, hajninë, reketin dhe lypsarinë. Nënën krejt juve. Këtë herë caktojani armët familjeve tuaja dhe dërgojini ata që të mbrojnë idetë e juaja të sëmura.
Sillni fëmijët tuaj nga kolegjet prestigjioze të botës dhe hiqini nga kolltukët e bordeve drejtuese të firmave të shtetit, e në duart e tyre vendosini kallashnikovët që ata të vdesin për budallallëqet për të cilat ëndërroni.
Q… e largohuni nga babai im që mezi e ka arritur pensionin me duar të plasaritura e me shpirt të lënduar, sepse asgjë tjetër në jetë nuk ka marrë pos lythave kur ju keni kontrabanduar në emër të interesave nacionale e për xhepat tuaj.
Q… dhe ikni nga të gjithë prindërit tjerë që mezi e shtyjnë jetën nga i pari te i pari tjetër, që fëmijët të mos e ndjejnë barrën e të qënit nën kontrollin tuaj, teksa bijtë e juaj me makina të shtrenjta vozitin yjet e dhjamosura.
Q… dhe ikni nga rinia që në mënyrë masive regjistrojnë Shkollën e Mjekësisë vetëm që të mund të pastrojnë e të bëjnë masazh për pleqtë gjermanë, duke lënë gjyshet dhe gjyshërit me lot në sy, derisa gjyshet tuaja, vjehrrat, xhaxhallarët, dajtë dhe dhëndurët me letra bëhen pronarë të ndërtesave më luksoze, sepse dokumentet e juaja të pronësisë nuk mund të përballin tërë atë kriminalitet.
Nuk ka me shku gjatë kështu, o ju majmunë.
Më shumë mend këtë herë për ju, o popull labil.
Le të jetë patriotizmi i vetëm i joni – kulmi mbi kokë të secilit.
Mikrokozmosi ynë individual le të jetë fushëbeteja e vetme që duhet mbrojtur.
Le të jetë familja atdheu dhe flamuri i vetëm ndaj të cilit duhet të lutemi. E vetmja luftë për të cilën duhet luftuar le të jetë për më shumë puthje të fëmijëve tanë. Dhe, i vetmi përshkallëzim e çrregullim të ndodh në shtrat me personin e dashur.
E ata le të mbyten. Ndoshta këtë herë të dytë do të kenë më shumë fat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë