LAJMI I FUNDIT:

Avni Mazreku: Basri Muja më kërkoi t’ia punësoj gruan në kolegj

Avni Mazreku: Basri Muja më kërkoi t’ia punësoj gruan në kolegj

Avni Mazreku, drejtor i Kolegjit ISPE, i cili dëshmoi në cilësinë e të dëmtuarit, tha se ka qenë i detyruar që t’u bëjë favore zyrtarëve të Agjensionit Kosovar të Akreditimit.

Drejtori i një kolegji privat të enjten dëshmoi në gjykimin e ish zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Ferdije Zhushi, Basri Mujës, Armend Mujës dhe Naim Brahës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Avni Mazreku, drejtor i Kolegjit ISPE, i cili dëshmoi në cilësinë e të dëmtuarit, tha se ka qenë i detyruar që t’u bëjë favore zyrtarëve te Agjensionit Kosovar te Akreditimit, raporton kallxo.com.


Ai tha se ish-drejtori i Agjencisë, Basri Muja ka kërkuar që t’ia punësojë gruan në kolegj.

“Më është dashur me e punësu bashkëshorten e z. Muja, znj. Majlinda Ferati Muja si mësuese e gjuhës gjermane ne kolegjin ISPE, sepse më është kërkuar nga zoti Muja”, tha Mazreku.

Ai shtoi se Basri Muja i kishte kërkuar edhe para në këmbim të akreditimit të një programi në kolegj .

“Për një program një herë më janë kërkuar 10.000 euro e më vonë kjo shumë është rritur në 20.000 euro”, tha Mazreku.

Ibrahim Dobruna, avokat i të akuzuarit Naim Braha tha se ka arritur parashkrimi i ndjekjes penale për klientin e tij dhe kërkoi nga gjykata që të marrë aktgjykim refuzues.

“Unë kisha propozuar që të veçohet kjo pjesë dhe të nxirret aktgjykim refuzues për z. Naim Braha, dhe ne nuk kemi nevojë të jemi pjese e këtij gjykimi”, tha Dobruna.

Prokurori i Prokurorisë Speciale Abdurrahim Islami u përgjigj se rreth kësaj kërkese do të deklarohet në seancën e radhës.

Parashkrim absolut të lëndës pretendoi edhe Ramë Gashi, avokat i të akuzuarit Armend Muja.

“Sipas pretendimit të aktakuzës, vepra ka ndodhur në prill të vitit 2010 dhe ne sot jemi ne shtator të vitit 2016, kështu që kanë kaluar më shumë se 6 vjet dhe parashkrimi absolut është prezent”, tha avokati Gashi.

Por prokurori Abdurrahim Islami mendon ndryshe.

“Mendoj që nuk ka parashkrim, pasi që në diapozitiv thuhet së këto vepra janë kryer deri në vitin 2013 nga Armend Muja”, tha ai.

Avni Mazreku pretendon se në disa takime që i ka pasur me Basri Mujën dhe Ferdie Zhushin i kishte dëgjuar ata duke thënë se “Avniu duhet të ndëshkohet sepse nuk po ja bën hyzmetin”.

Mazreku po ashtu përmendi që ia ka dhënë Basri Mujës një shumë prej 20.000 euro në formë të huadhënies në vitin 2013, dhe këto para nuk i janë kthyer. Madje ai tha se as nuk ka kërkuar që t’i kthehen.

Basri Muja dhe Ferdije Zhushi ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.

Armend Muja akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje, ndërsa i akuzuari i katërt Naim Braha akuzohet për veprën penale të dhënies se ryshfetit.

Në kohën për të cilën akuzohet, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj agjencie.

Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit të kaluar, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza

Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës në UNDP u arrestuan në nëntor të vitit 2014. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori