Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe të rrezikosh të ndahesh, apo ta mbash për vete? A është heshtja më e keqe se vetë akti?
Përgjigja e kësaj pyetjeje do t’ju tregojë se ç’është më mirë të veproni.
Konstatoje tradhtinë
Më parë duhet ta kuptoni në vete faktin që në ndonjë moment keni vendosur të tradhtoni partnerin, pa marrë parasysh se sa tani jeni penduar dhe sa ju bren ndërgjegjja, transmeton Telegrafi.
Ballafaqohuni me vetveten dhe pranojani vetes (sa për fillim) atë që keni bërë, pa e qortuar veten dhe pa keqardhje. Gjëja tjetër është se çka do të bëni me faktin të cilin ia keni pranuar vetvetes: që e keni tradhtuar partnerin.
Të tregohet apo të heshtet?
Këshillë apo zgjidhje universale për situata të këtilla nuk ekzistojnë, sepse çdo individ është i ndryshëm, gjithashtu edhe vetë çiftet. Mos kërkoni këshillë nga miqtë apo nga personat e afërt, pa marrë parasysh se sa keni besim tek ta.
Nëse ndieni nevojë të madhe që t’ia pranoni partnerit tradhtinë, ndoshta më e rëndësishme është që të vendosni se përse dëshironi ta bëni atë: për shkak se ju bren shumë ndërgjegjja apo për shkak se konsideroni që lidhja juaj nënkupton sinqeritet absolut.
Është e këshillueshme të pranohet se krizat në jetën e një çifti duhen “jetuar” e jo “evituar”. Çfarëdo që të ndodhë, duhen lënë hapur kanalet e komunikimit. Vetëm nëpërmjet tyre mund të përballohen konfliktet, ndryshe ato janë shkatërruese. Nuk ka dyshim që tradhtitë janë një realitet i vështirë për t‘u gëlltitur. Ato provokojnë plagë të rënda shpirtërore.
Fatkeqësisht nuk ka rregulla që vlejnë për të gjithë. Ka raste që tradhtia tejkalohet falë sinqeritetit, ka raste kur pikërisht ky i fundit shkatërron gjithçka. I takon vetë “tradhtarit” të vendosë nëse për jetën e tij të përbashkët është më e mirë heshtja apo e vërteta.
Lehtësim shpirtëror apo frustrim
Asnjë lidhje nuk është konstante, kurrë nuk e njohim mjaftueshëm partnerin që të jemi të liruar nga përjetimi i rrezikimit apo rrezikut të lidhjes. Mirëpo, kur e dimë që dashuria është e brishtë, nuk është keq ta dimë që mund të jetojmë edhe pa partnerin, si edhe ai pa ne, sepse nuk jemi në lidhje simbioze.
Besnikëria është zgjedhje. E zgjedhim edhe ne, por e zgjedh edhe partneri. Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e zgjedhim besnikërinë – konstatojnë psikologët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze