LAJMI I FUNDIT:

Mësojeni çfarë moti do të mbajë sot dhe nesër

Mësojeni çfarë moti do të mbajë sot dhe nesër

Vendi ynë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e diele vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.


Shtypja atmosferike do të shënojë ulje të ndjeshme, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi deri 9m/s.

Java e ardhshme, kryesisht tri ditët e para të javës. do të ketë kushte tjera meteorologjike, shi, erë dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale. /Telegrafi/