Tre subjektet më të mëdha politike në Mal të Zi, të cilat ditë më parë janë bashkuar në një koalicion parazgjedhor për të mos e ndarë elektoratin shqiptar atje, u janë drejtuar me një letër publike liderëve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë, duke kërkuar që ta përdorin ndikimin dhe t’i bindin edhe aktorët e tjerë politikë shqiptarë në Mal të Zi, që të lënë ndasitë krahinore apo fetare dhe në zgjedhjet e ardhshme të garojnë të gjithë të bashkuar.
Kjo letër i është adresuar presidentëve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeparlamentarëve dhe kryeministrave.
Më poshtë gjeni letrën e plotë të nënshkruar dërguar nga Nazif Cungu, Kryetar i partisë Forca e re demokratike – FORCA, nga Mehmed Zenka, Kryetar i partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve – UDSH, si dhe nga Gjergj Camaj, Kryetar i partisë Alternativa Shqiptare – ASH:
Drejtuar opinionit publik mbarë shqiptarë, si dhe: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Z. Kadri Veseli Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Z. Isa Mustafa
Të nderuar liderë të shquar politik shqiptarë,
Po e shkruajmë këtë letër të hapur në emër të koalicionit të sapo-nënshkruar mes tri partive kryesore shqiptare në Malin e Zi, Forcës së Re Demokratike, Unionit Demokratik Shqiptar dhe Alternativës Shqiptare.
Sikurse mund të jeni në dijeni, zyrtarët e vetëm të lartë shtetëror shqiptarë në Malin e Zi sot janë faktikisht eksponentë të këtyre partive, konkretisht kryetari i komunës së Ulqinit, dy deputetët e vetëm të partive shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe kryetari i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit. Nëpërmjet kësaj letre ne dëshirojmë t’ju kërkojmë të përdorni ndikimin tuaj që të bindni edhe aktorët e tjerë politikë shqiptarë në Mal të Zi që të lënë mënjanë ndasitë krahinore apo fetare dhe në zgjedhjet e ardhshme të garojnë të gjithë të bashkuar.
Përvoja e hidhur e zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka treguar se fragmentimi i faktorit politik shqiptar ka sjellë humbjen e mandateve parlamentare duke minimizuar përfaqësimin tonë politik në Kuvendin e Malit të Zi.
Prandaj duam t’ju informojmë se vendosëm që të formojmë këtë koalicion parazgjedhor duke pasur parasysh sistemin zgjedhor malazez dhe konjukturën politike, si dhe duke vepruar në interesin tonë kombëtar.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare rreth 30 mijë shqiptarët e Malit të Zi ishin të përçarë në katër lista zgjedhore, fragmentim ky që nuk ndodh me pakicat e tjera etnike në Mal të Zi apo shtete të tjera.
Ka ardhur koha që të nxjerrim mësime nga pësimet dhe ne shpresojmë në ndihmën tuaj që të bëni thirrje tek të gjithë aktorët politik shqiptar në Malin e Zi, si dhe tek diaspora jonë, që në zgjedhjet parlamentare të 16 Tetorit 2016, shqiptarët të përfaqësohen të bashkuar me një platformë politike, në një listë të vetme zgjedhore.
Në themel të marrëveshjes sonë qëndrojnë nevojat kryesore dhe çështjet më të mprehta që prekin popullsinë shqiptare dhe për rrjedhojë bashkimi me këtë koalicion të organizatave të tjera politike shqiptare në Malin e Zi është më se i mirëpritur dhe i dobishëm për të gjithë shqiptarët.
Platforma politike e këtij koalicioni ka në qendër të saj mbrojtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe simboleve tona kombëtare, forcimi i arsimit në gjuhën shqipe, decentralizimin duke përdorur standardet më të larta evropiane në këtë fushë, si dhe përmirësimin e gjendjes social-ekonomike të komunitetit tonë etnik autokton.
Ne dëshirojmë gjithashtu t’ju vëmë në dukje se komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka luajtur një rol kyç në sigurimin e pavarësisë së Republikës së Malit të Zi e do të vazhdojë të jap kontributin e pakursyer konstruktiv në zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut, lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Pra, forcimi i përfaqësimit politik shqiptar në Podgoricë jo vetëm që përmirëson cilësinë e jetës dhe respektimin e të drejtave të bashkëkombësit tuaj këtu, por edhe jep kontribut në konsolidimin e shtetit malazez, në forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajon, si dhe në proceset e integrimeve Euro-Atlantike të Malit të Zi.
Po ashtu përfitojmë nga rasti i kësaj letre për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin tuaj të vazhdueshëm në jetën politike shqiptare, si dhe solidaritetin që keni treguar në të kaluarën për bashkëkombësit tuaj kudo që ata ndodhen.
Ne i bëjmë thirrje pikërisht ndjeshmërisë suaj kombëtare duke kërkuar që të na gjendeni sërish pranë në këto kohë të vështira për ne.
Ndihma juaj në forcimin e unitetit të shqiptarëve të Malit të Zi do të jepte një kontribut të rëndësishëm historik kombëtar.
Me shpresën që ju do të përdorni forcën e zërit tuaj në të mirë të komunitetit të shqiptarëve të Malit të Zi, ne ju falënderojmë paraprakisht për ndihmën tuaj dhe ju përcjellim konsideratat tona më të larta!
Me respekt, Nazif Cungu, kryetar i partisë Forca e re demokratike – FORCA; Mehmed Zenka, kryetar i partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve – UDSH, si dhe Gjergj Camaj, kryetar i partisë Alternativa Shqiptare – ASH /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova