Gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu ka sjellë një rrëfim personal interesant rreth asaj se si i shihte ai Kullat Binjake – 15 vjet më parë, të cilat u shkatërruan nga një sulm terrorist më 11 shtator të vitit 2001.
Më poshtë e keni shkrimin, gjegjësisht rrëfimin e plotë të gazetarit Fevziu:
Nuk e di se si isha lidhur me kullat Binjake. Asnjeri nuk e di se si lidhet befas më shumë apo më pak me vende të caktuara në një qytet. Kur kisha mbërritur për herë të parë në Nju Jork, ai që më kishte impresionuar ishte Down Town. Kishte një sharm të trazuar dhe kaotik. Kishte gjithçka që i mungonte Europës që njihja unë.
Në mëngjes ndërroja disa trena për të arritur në South Broadway, diku në stacionin e metrosë në Fulton Street. Gjëja e parë që shihja ishin ato.
Dy kullat që lartoheshin sipër dhe që më dukej se sado ta ngrija kokën nuk arrija t’i shihja deri në fund.
Humbja orë të tëra aty. Nga Trinity Church ku më pëlqente të lexoja dedikimet mbi varret e pionerëve të Nju Jorkut, Monumenti i New Amsterdamit e deri në Pier 17 në South Street Sea Port.
Kthehesha në Bateri Park ku indianët luanin me gjarpërinjtë e tyre të mëdhenj duke ngjallur frikën dhe admirimin e njerëzve dhe ngjitesha sërish nëpër Broadway për të parë edhe një herë Charging Bull – in e famshëm.
Hallakatesha me orë nëpër dyqanet e çikërrimave, ku Afro – Amerikanët shisnin gjithnjë duke shkëmbyer batuta me zë të lartë. Kur humbja mundohesha të dalloja kullat. Ato më shfaqeshin gjithnjë, diku midis ndërtesave të larta dhe ecja në atë drejtim i bindur që do t’i gjeja kollaj.
Kur shfaqeshin pamja ishte befasuese. Dyqanet kaotike dhe shitësit e zhurmshëm zhdukeshin dhe në vend të tyre, gjithnjë përballeshe me një lumë zyrtarësh të veshur me kostum që nxitonin gjithnjë.
Atëherë nuk e kuptoja dot se përse njerëzit duhet të nxitojnë kaq shumë në jetë. I shihja i befasuar, por gjithnjë me keqardhjen që asnjëherë nuk do bëhesha dot si ata.
Kur isha me miq, zbrisnim me makinë nëpër FDR Drive dhe ngjiteshim në barin e katit të 107. Window of the World.
Gjeja gjithnjë vend midis turistëve që ngjishnin fytyrat në xham për të parë njërin prej qyteteve të magjepës të botës.
Ishte vërtet magjepës. Me dritat vezulluese dhe pa kufij. I madh, vibrues, magjik. Kthehesha dhe rikthehesha çdo ditë aty.
Më ndodhi për vite më rradhë, sa herë shkoja në Nju Jork. Edhe pse më dukej sikur e njihja çdo detaj gjithnjë gjeja një gjë të re. Një herë vizitova në zyrat aty Mentor Qukun. Kështu quhej në mos gaboj.
– A ka gjë më të bukur, më pyeti, që njeriu ta nisë ditën duke parë një qytet si ky?!
Isha i bindur që ata mijëra vetë që punonin aty ishin njerëz me fat. Kisha parë njërin prej tyre, Rrok Camajn në reportazhin e një Televizoni Amerikan. Pastronte çdo mëngjes xhamat e kullave binjake. Nga lartësia e 110 kateve i tha gazetarit që e intervistonte:
– A nuk jam njeri me fat?
Më 11 Shtator 2001 po udhëtoja për Romë. Kur u ulëm në aeroport na thanë që një avion ishte përplasur me një nga kullat binjake. U ngulëm përpara një Tv ku pamë live goditjen e dytë. Gjithçka pastaj rrodhi shpejt.
Mes ankthit për prindërit që punonin farë afër kullave; të panjohurës që po ndodhte dhe trishtimit, nuk arritëm ta kuptonin se nuk po zhdukej vetëm një simbol. As vendi që unë e doja aq shumë. Bashkë me të, po hapej një pjesë e re e historisë botërore: kërcënimi i terrorizmit dhe lufta ndaj tij.
Të nesërmen në mëngjes, në aeroportin e Romës, emigrantët që qenë nisur për Nju Jork po ktheheshin mbrapsht. Fluturimet qenë ndaluar. Ishin të trishtuar.
Deri atë ditë kishim njohur kërcënimin që vinte nga totalitarizmi. Kërcënimin sovjetik që i rrinte perëndimit përballë.
Tani kish nisur një luftë e re, pa kufij, pa emra të përcaktuar qartë. Një luftë që kish marrë jetën e thuajse 3000 amerikanëve në pak orë. Bashkë me ta, edhe 5 shqiptarë. Përfshi Rrok Camajn.
3 javë më pas u riktheva sërish në Nju Jork. Qyteti ishte në ankth, por edhe tejet i mobilizuar. Pothuajse çdo makinë qe stolisur me flamuj amerikan dhe parrullat: United we stand! Brodway ishte po aty, por kangjellat e kishës së Trinitisë qenë të mbushura me fotot e viktimave dhe tufa me lule.
Nëpër to, qenë varur dedikimet e fëmijëve për prindërit që nuk do t’i shihnin më kurrë.
Fulton Street dhe Church Street qenë bllokuar.
Në vend të Kullave dalloheshin rrënojat që nuk ishin hequr ende. Kamionët punonin papushim dhe mbi çdo pirg rrënojash qenë ngritur flamuj amerikanë.
Mendova për zyrtarët me kostume dhe kravata që dyndeshin nga Kulla çdo ditë. Shumë nga ata që i mendoja si njerëzit më të lumtur në botë kishin humbur jetën po aty. Në atë vend që e kishin dashur aq shumë dhe që qytetit i shërbente si simbol.
Njerëzit ishin të trembur. Bashkë me kullat binjake kishte ikur edhe një mënyrë e tyre jetese. Një tjetër ankth kish hyrë në jetën e tyre.
15 vjet më pas u ktheva sërish aty. Në shatërvanin memorial gjeta emrin e Rrok Camajt dhe Mon Gjonbalajt. Nuk pata mundësi të vendosja një lule mbi emrat e gdhendur të tyre. Ishte vonë dhe dyqanet rrotull qenë mbyllur ndërkohë. Qëndrova gjatë duke parë gjurmët e shatërvaneve që reflektojnë themelet e kullave. Brenda tyre, bashkë me jetët e 3 mijë personave të pafajshëm ishte varrosur edhe siguria që bota kishte deri atë ditë… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje