Por, edhe vetë 40 vjeçarja ka pohuar se e ka parë Ilmiun të kryente marrëdhënie me vajzën e saj të mitur, pavarësisht se ka tentuar të mbrohet duke thënë se ka qenë e pafuqishme ta ndalte.
Të dy bashkëjetuesit, përveç kultivimit të kanabisit do të përballen me akuzën e abuzimit seksual me të mitur ndërsa provat janë të gjitha kundër tyre.
Rrëfimi i 12 vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e kësaj të fundit.
Daja i vajzës ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.
Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes Aranitas, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi por i tha që mund të linte vajzën aty për disa ditë.
Ky ka qënë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut në fshatin Mbyet të Fierit.
Të gjitha detajet duket se hedhin poshtë çdo aludim për një sajesë nga Selvia në bashkëpunim me vajzën për të hequr qafe Ilmiun pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit.
Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë qe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën gjatë kohës që ato largoheshin nga banesa.
Fakt i provuar shkencërisht nga ekspertiza mjeko-ligjore është se e mitura ishte e defloruar e vjetër.
Selvie Yzeiraj është divorcuar 6 vjet më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Varibop. Gjykata i ka dhënë kujdestarinë vajzës ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali, ka që qëndruar me të atin.
Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në Fier u arrestuan ditë më parë pas denoncimit të vajzës së Selvies, se 52 vjeçari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëElshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian