Edhe kryeministri asaj i përulet: Vajza shtatëvjeçare – perëndesha e gjallë e Nepalit! (Foto)
Në Putan të Nepalit, shtatëvjeçarja e quajtur Yunika është shpallur si perëndi e gjallë, sepse ka zë të kthjellët si të rosës dhe qerpikë sikur të lopës.
Me shpalljen e saj perëndi apo Kumari, është vazhduar tradita shekullore e të pasurit një zot në mesin e të vdekshmëve, që adhurohet nga hindutë dhe budistët, transmeton Telegrafi.
Gjatë një festivali që është zhvilluar së fundmi, në mesin e personave që u falën për vogëlushen, ka qenë edhe kryemisnitri Pushpa Kamal Dahal. Si gjithë të tjerët, edhe ai është përkulur dhe e ka nderuar kur janë takuar së pari.
Me gjithë statusin e lartë, vajza të cilën thuhet se e adhurojnë perënditë dhe me ta shikuar në sy u sjellë njerëzve fat, ajo ende jeton me familjen.
“Kur vajza ime u zgjodh si Kumari, isha shumë i lumtur. Është titull i lartë që të gjithë e nderojnë”, ka thënë babai i saj.
Pasi i është zgjedhur vajza si perëndi, prindërit e saj e kanë lëshuar punën dhe duhet të kujdesen shumë për të, sepse Kumari nuk bën të dalë nga shtëpia – pos në raste speciale – dhe këmbët e saj nuk bën ta prekin tokën.
Nëna e Yunikas është bërë një lloj grimereje, duke aplikuar vizatime në fytyrën e saj që ta dallojnë sa më shumë nga njerëzit e zakonshëm.
“Brengosem shumë, sepse ajo nuk mund të dalë për të luajtur si fëmijët tjerë, por i vijnë shpesh shoqet brenda. Çfarëdo që kërkon, kukull ose ndonjë lodër, ne ia plotësojmë të gjitha dëshirat”, ka thënë nëna e vogëlushes.
Për t’u zgjidhur Kumari, që do të thotë e pamartuar apo virgjëreshë, vajza duhet të ketë edhe specifika tjera, si: qerpikët sikur të lopës, kofshët si të drerit dhe zërin e kthjellët si të rosës.
Nëse fëmija i ka të gjitha karakteristikat, duhet gjithsesi të jetë i pranuar nga mbreti i Nepalit si dhe astrologët. Para se t’i besohet titulli, vogëlushja testohet për guxim, gjakftohtësi dhe qetësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Çifti shënon rekord botëror për varjen më të shpejtë të rrobave
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje