LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksidenti i aeroplanit të rrëzuar në Kozhle!

Detaje nga aksidenti i aeroplanit të rrëzuar në Kozhle!

Asnjërit nga gjashtë kufomat e shkaktuara nga rrëzimi i aeroplanit ‘Paper’ i cili u rrëzua para tre ditëve 2 KM prej fshatit Kozhle, komuna e Petrovec nuk i janë zbuluar gjurmë të djegies, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë të vdekurit kanë pësuar lëndime të rënda të brendshme, ku ato lëndime ishin fatale. Ka ndodhur në interval të shpejtë kohor, dhe vdekja ishte e menjëhershme. Ky mendim ekspertësh nga mjekët ligjor është shënuar në raportin e tyre të parë që është dorëzuar te autoritetet hetimore maqedonase.


Siç mësojmë, edhe pse të gjitha mundësitë për rrëzimin janë shqyrtuar, informacionet e para tregojnë qartë se moti i lig është me siguri fajtori më i madh për rrëzimin e aeroplanit. Zyrtarisht, avioni “Piper” nga ekranet e radarëve të kontrollit është zhdukur në ora 17:20 dhe jo siç është raportuar fillimisht në 17:36 pm. /Telegrafi/