LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Edhe sot do të jemi nën shoqërimin e motit të ligë. Telegrafi Maqedoni përcjell te ju, edhe për sot, parashikimin e motit.

Do të kemi mot të ndryshueshëm dhe me vrënësira, kurse në pjesën perëndimore të vendit do të ketë të reshura të dobëta shiu, ndërkaq në pjesën lindore të vendit do të ketë edhe periudha kohore me diell.

Pasdite moti do të ndryshojë për të keq, me të reshura dhe vetëtima; do të fryjë erë e lehtë veriore.


Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 11 deri 17°C., kurse ajo ditore do të lëvizë nga 21 deri 27°C.

Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 15 deri 24°C./Telegrafi/