Vedat Jashari
Ngjarjet e fundit në Turqi kanë shkaktuar reagim mjaft të madh në shoqërinë kosovare dhe kanë nxitur debat paksa të pakëndshëm mes shqiptarëve të Kosovës. Ky debat po aq i ashpër është duke u zhvilluar edhe tek shqiptarët e Maqedonisë e edhe të Luginës së Preshevës.
Pavarësisht se debatet dhe diskutimet janë pjesa më e rëndësishme e një shoqërie demokratike, mënyra e të debatuarit këtu tek ne tejkalon në pjesën më të madhe vet idenë e të debatuarit dhe të diskutuarit e një çështjeje, ku mendimet e njërës palë të debatit bëjnë përpjekje të eliminojnë palën tjetër të debatit, duke mos u munduar fare për gjetjen e pikave të përbashkëta dhe pikave ndarëse në mes të këtyre palëve debatuese. Ne si shqiptarë njihemi (edhe këtë ndër shekuj) për tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare sa që edhe shumë nga shtetet më të zhvilluara demokratike na kanë lakmi.
Duhet ta kuptojmë se Erdogani dhe Güleni nuk janë asgjë tjetër pos liderë të partive/lëvizjeve të tyre politike (ideologjive politike të tyre). Janë përfaqësues të partive/lëvizjeve politike të tyre ashtu siç janë liderët e partive politike këtu në Kosovë, si Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e liderët tjerë partiakë. Prandaj, kur të diskutojmë ngjarjet dhe zhvillimet në Turqi (po flasim për zhvillimet në Turqi në terme të thjeshta pasi që janë pak më të komplikuara) qoftë pro apo kontra njërit apo tjetrit (Erdogan vs Gülen) ta keni parasysh se po bëni debat të programeve të tyre politike dhe asgjë tjetër. Edhe këtu në Kosovë kemi debatet e njëjta për liderët dhe partitë politike tona.
Cili është më i mirë se tjetri, apo jo? Për më tepër, të jemi të sinqertë, sa e sa herë na ka ndodh këtu në Kosovë që politikanët dhe partitë tona që ne vet i kemi votuar na kanë zhgënjyer me veprimet apo mos veprimet e tyre. Pse duhet të jemi këmbëngulës pro/ kontra njërit apo tjetrit kur po debatojmë për ngjarjet në Turqi? Mendojeni këtë herën tjetër kur të debatoni për zhvillimet në Turqi.
Në shumë vende të botës ndodhin ngjarje shumë të rënda (madje edhe më të rënda se ngjarja e fundit në Turqi), përfshirë edhe humbje të mëdha të jetëve të njerëzve (kujtojeni fotografinë e djaloshit sirian në brigjet turke), mirëpo tek ne në Kosovë, qoftë në media, qoftë në bisedat/debatet tona të përditshme kosovare marrin shumë pak vëmendje e ndonjëherë injorohen plotësisht, fatkeqësisht. Atëherë shtrohet pyetja se pse zhvillimet në Turqi marrin kaq shumë vëmendje në Kosovë. Për mendimin tim, arsyeja e parë është feja islame. Tjetra arsye është edhe miqësia e ngushtë e Hashim Thaqit dhe e Edi Ramës me Erdoganin. Ndoshta, edhe ndonjë arsye e tretë por që nuk çon peshë shumë si investimet turke në Kosovë, qoftë në ekonomi apo edhe në trashëgiminë kulturore otomane (me ndonjë përjashtim).
Unë mendoj se ne kemi arsye, por jo për arsyet e thëna pak më lartë. Unë mendoj se arsyet pse duhet ne shohim se çfarë po ndodh atje janë angazhimi i Turqisë si anëtare e NATO-së në bombardimin e Ushtrisë dhe Policisë së Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998/1999. Turqia sot është një prej vendeve shumë të fuqishme dhe me shumë ndikim në disa qarqe, e në fund të fundit himnin kombëtarë të Turqisë e ka shkruar një shqiptar i Kosovës. Mirëpo, jo deri në nivel sa një shqiptarë ta thërret tjetrin shqiptar me emrat më të ulët të mundshëm e me fyerje.
Gjithashtu, një vëmendje janë duke e marr edhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se pse jemi të interesuar lidhur me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e kuptoj shumë mirë, e të jemi të sinqertë, pa këtë shtet mik ne as si popull shqiptar të Kosovës e as si shtet nuk do të ekzistonim, së paku jo në këto troje.
Kur po diskutojmë për dy kandidatët për president, znj. Klinton dhe z. Trump, pavarësisht se në shumë raste kemi edhe në Kosovë mbështetës të të dyja kampeve (shumica është pro znj. Klinton), nuk po e ofendojmë njëri tjetrin. Për më tepër, kur debatojmë rreth këtyre dy kandidatëve me të vërtetë bëjmë një debat të qetë dhe konstruktiv. Ngjarjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet me shumë vëmendje t’i përcjellim duke ditur se amerikanët janë mbështetësit kryesorë të çlirimit të popullit të Kosovës (bashkë me NATO-n) dhe të pavarësisë së Kosovës. Është pak paradoksale që tentim-puçi në Turqi ka pas më shumë vëmendje në Kosovë (e edhe në Maqedoni) sesa zgjedhjet presidenciale të Amerikës.
Po ashtu, po ua rikujtojë se ka pak më shumë se një muaj më parë që Mbretëria e Bashkuar votoi të dalë nga Bashkimi Evropian. Në rrugët e Prishtinës kjo është debatuar ndoshta nja dy apo tre ditë. A nuk janë të rëndësishme për Kosovën Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian? Kosova në luftën e saj për çlirim, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatin tjetër më të madh ka pasur Mbretërinë e Bashkuar. Besoj se të gjithë i mbajmë mend takimet e kryeministrit të atëhershëm të Britanisë së Madhe, Toni Bler, me shtetet tjera për mbështetje të fushatës së NATO-s në ndihmë popullit të Kosovës. Gjithashtu, ne jemi duke synuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, apo jo?
Sa shpejt mund të ndërrojë kursi i politikës së jashtme në nivel global në këtë shekull, qoftë për të mirë apo për të keq, e kemi parë më së miri këto javët e fundit.
Rasti i parë: Turqia dhe Rusia nga marrëdhëniet e tensionuara që patën këto dy shtete, njëra mike e tjetra edhe jo fort mike për ne, rreth rrëzimit të aeroplanit rus nga forcat ajrore turke (të gjithë e dimë se kujt ia kemi mbajt anën ne në Kosovë në këtë rast), pas një kërkimfalje, presidentët e këtyre dy shteteve më 9 gusht 2016 u takuan në Moskë me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në mes tyre.
Rasti i dytë: I porsazgjedhuri sekretar i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, z. Boris Xhonson, i cili kandidaten për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Hillary Klinton, duke e komentuar para disa viteve pamjen e saj e ka krahasuar atë me “një infermiere sadistike të një spitali për sëmundje mendore”, është takuar me sekretarin e Punëve të Jashtme të SHBA-ve, z. Gjon Keri, dhe atë jo më vonë se katër apo pesë ditë pas zgjedhjes së tij si sekretar i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Pra, pavarësisht mospajtimeve, edhe SHBA-të edhe Mbretëria e Bashkuar e kanë të qartë se duhet të komunikojnë për të eliminuar dallimet që kanë dhe nuk kanë kah shkojnë ndryshe.
Rasti i tretë: Kandidati për president, z. Donald Trump, jo shumë kohë më parë deklaroi se nëse zgjedhet president ka me shqyrtu njohjen e aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë. Kjo deklaratë ishte për të ardhur keq, kur të gjithë e dimë se agresioni rus në Ukrainë ka qenë i padrejtë, madje SHBA-të me aleatë të saj i kanë vendos edhe sanksione.
Cilat janë alternativat e Kosovës nëse SHBA-të me një president të tillë fillojnë t’i bëjnë lëshime Rusisë?
Unë mendoj se tërë këto raste duhet ti studiojmë mirë ne kosovarët që të nxjerrim mësime të vlefshme.
Kosova (dhe kosovarët) ka treguar se është mik dhe partner i secilit shtet i cili dëshiron miqësinë tonë. Mirëpo, vetëm në nivel të barabartë. Siç e ka thënë edhe presidenti i i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uilson: “Nuk mund të bëhesh mik me dikë me kushte tjera përveç kushtit i të qenit të barabartë”. Prandaj, kërkesa e paradokohshme nga Ambasada turke në Kosovë është e papranueshme. Të jem i sinqert, nuk pajtohem edhe me disa kërkesa nga partnerët tjerë tanë ndërkombëtarë, përfshirë po ashtu edhe disa të tjera të Turqisë, ndaj Kosovës. Pra, ne mund dhe duhet të kultivojmë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, por vetëm deri në atë masë ku jemi të barabartë me njëri-tjetrin dhe në një partneritet të përbashkët në mes aleatëve/miqve, pa mbizotëruar njëri-tjetrin.
Por, kështu e ka kjo punë, ndonjëherë edhe me mikun nuk pajtohesh. Edhe kjo është krejt normale.
Nxitja e gjuhës së urrejtjes, ndarja e popullit në të mirë dhe të këqinj, në pozicionimin “ne” dhe “ata”, është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme për demokracinë tonë të brishtë në Kosovë, në veçanti kur këto gjëra ndodhin për shkak të ngjarjeve në një shtet tjetër. Shprehjen e mendimit të lirë në Kosovë as që dua ta diskutojë sepse besojë se është e drejtë e imja ligjore dhe natyrore që të flas e ta them atë çfarë mendojë. Por, jo çdo herë çdo gjë që është ligjore është edhe legjitime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk