LAJMI I FUNDIT:

Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Nëse i përkitni komunitetit të njerëzve përtacë, me siguri që shpeshherë e keni dëgjuar frazën se përtacët nuk janë persona të suksesshëm.

Mirëpo, duket që nuk është kësisoj. Një studim i ri i publikuar në The Independent sugjeron se individët më pak aktivë, apo të njohur si “dembelët/përtacët”, janë më të mençur sesa ata që vazhdimisht janë aktivë, transmeton Telegrafi.

Zbulimet nga studimi me bazë në SHBA duket se e mbështesin idenë që njerëzit me nivele të larta të inteligjencës mërziten apo lodhen më ngadalë, gjë që i shpinë ata të shpenzojnë më shumë kohë duke menduar, ndërsa personat tjerë mërziten apo lodhen më lehtë, gjë që i shpinë ata ta plotësojnë kohën me aktivitet fizik.


Pra, studimi implikon se duhet të ndjehemi më komod kur humbin në mendimet tona pa e ndjerë nevojën të kryejmë detyra tjera gjatë të njëjtës kohë. Por, duhet të kemi kujdes që të mos përsëritet shumë, pasi si çdo gjë tjetër e tepërt, kjo mund të kthehet në shprehi të keqe.

Prandaj, këtë javë, nuk duhet të ndjeheni fajtor që nuk jeni zgjuar në ora 5 të mëngjesit dhe nuk i keni vrapuar 5 apo 10 kilometra si të tjerët.

Ndoshta më mirë është për ju që atë kohë ta shpenzoni në shtrat duke menduar rreth ditës apo ta planifikoni orarin.  /Telegrafi/