LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë sukseset e Minigolfit

Vazhdojnë sukseset e Minigolfit

 Federata e Minigolfit e Kosovës ka shënuar suksesin e radhës me pjesëmarrjen e saj në garën Czech Masters 2016 në Horni Bezdekov të Republikws Çeke.

Reprezentuesi junior i Kosovës, Vullnet Mustafa ka arritur ta fitoj vendin e tretë në kategorinw e juniorëve, ndërsa ka zënë vendin e tetë në kategorinw e përgjithshme.

Vullneti vitin e kaluar ka qenë lojtari më i mirë i Czech Masters 201,5 por këtë vit kishte në dispozicion shumë pak kohë për tu stërvitur para se të niste gara zyrtarisht, megjithatë ai dëshmoi profesionalizmin e tij dhe arriti sukses duke sjellë në Kosovë Kupën për vendin e tretë.


Dy seniorët e tjerë pjesëmarrës nga Kosova Riza Thaçi dhe Agim Keka nuk arritën të tregojnë sukses në garën e parë jashtë Kosovës , por ata kanë fituar një eksperiencë shumë të mirë me rastin e pjesëmarrjes në këtë eveniment. Pjesëmarrësit nga Kosova janë pritur dhe përcjellur jashtëzakonisht mirë nga kolegët tanë të Federatës Çeke.

Lojtarët e lart cekur kanë udhëtuar ekskluzivisht me mbështetje financiare nga Restoranti ‘’Gizi Ekskluzivë’’ me ç’rast Federata e Minigolfit i është shumë mirënjohëse për këtë kontribut financiar.