LAJMI I FUNDIT:

Shapuriq: Prerja masive në mënyrë të pamëshirshme të drunjve të Malit të Zi në Shkup ndikoi në vërshime

Shapuriq: Prerja masive në mënyrë të pamëshirshme të drunjve të Malit të Zi në Shkup ndikoi në vërshime

Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në kuadër të pyetjeve të Këshillit, këshilltari i Partisë Demokratike Liberale, Zoran Shapuriq, në kuadër të pyetjeve për kryetarin e komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, vuri në dukje se nga dëmet e vërshimebe që e goditi qytetin e Shkupit dhe rrethinën, ndikoi në masë të madhe edhe prerja e pamëshirshme e drunjve të Malit të Zi në Shkup, e cila zgjat vite me radhë, kurse institucionet kompetente nuk ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë prerje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Sapuriçit, kryetari, Trajanovski u pajtua se kjo prerje merr shtysë gjithnjë e më të madh dhe se ai dhe organet e Shkupit në të ardhmen do të bëjnë përpjekje shumë më të mëdha në bashkëpunim me autoritetet kompetente për ta parandaluar këtë prerje, thuht sot nga partia.


Për më tepër, seanca Sapuriç theksoi se publiku duhet të informohet për masat dhe veprimet për të parandaluar prerjet ilegale të pyjeve. /Telegrafi/