LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë përurohet pllaka përkujtimore për Nënë Terezën

Në Tiranë përurohet pllaka përkujtimore për Nënë Terezën

Tirana çeli këtë të diel siparin e aktiviteteve në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, humanistes shqiptare.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përuruan të dielën në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet , pllakatën dedikuar Nënë Terezës, misionares në shërbim të të varfërve dhe paqes.

“Për herë të parë do kemi një titull të ri, Shën Tereza, nga një vend i vogël si Shqipëria mund të lindin shenjt që frymëzojnë gjithë botën”, tha në fjalën e tij Veliaj.


Ndërsa ministrja Kumbaro citoi disa thënie të Nënë Terezës, që kanë lënë gjurmë si frymëzim për paqe dhe dashuri për mbarë njerëzimin.

Aktivitetet po vijojnë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet me Koncertin e orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit, që do të interpretojnë pjesë dhe vepra të artistëve botërorë.