LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Rugovës: Demarkacioni na lë pa bukë

Banorët e Rugovës: Demarkacioni na lë pa bukë

Banorët e rajonit të Rugovës thonë se me demarkacionin me Malin e Zi nuk po humbet vetëm toka e Kosovës, por edhe buka e rugovasve.

Tërheqja e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nga ana e kryeministrit Isa Mustafa në emër të Qeverisë së Kosovës nuk i ka “zbutur” banorët e fshatrave të Rugovës.

Në brezin kufitar me Malin e Zi, në Rugovë, pakënaqësia ndaj Qeverisë është rritur. Ata thonë se nuk po humbin vetëm rugovasit, por e gjithë Kosova. Resurset e Rugovës banorët e kësaj ane, siç shprehen dhe vetë, i kanë shfrytëzuar për të siguruar ekzistencën.

Ende dhe sot shumë banorë jetojnë nga të ardhurat që fitojnë prej shitjes së bagëtisë, produkteve të tyre, si dhe nga shfrytëzimi i pyjeve.

Një familje mban deri në 15 krerë lopë, kurse blerës të produkteve të tyre janë banorët nga e gjithë Kosova, shkruan gazeta “Zëri”.

Familjet rugovase ende ruajnë mikpritjen për atë që u troket në derë qoftë i huaj apo vendas. Pleqtë janë ata që po e ruajnë këtë traditë të shqiptarëve të mos zhduket.

Por, kanë shumëçka të flasin e të tregojnë sidomos lidhur me pronat. Ende në kujtesën e tyre ruhen të freskëta konfliktet me malazezët për të mbrojtur kufirin.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori