LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, edhe këtë vit shkollor do të vazhdojë projekti për këshillim prindëror

Maqedoni, edhe këtë vit shkollor do të vazhdojë projekti për këshillim prindëror

Nëpër shkolla edhe këtë vit do të vazhdojnë këshillimet individuale apo grupore të prindërve, fëmijët e të cilëve (nxënës) sillen në mënyrë joadekuate dhe asociale, nuk e ndjekin mësimin rregullisht apo nuk kanë sukses në mësim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për projektin, i cili po zbatohet pesë vite, ligjërisht janë të obliguar shërbimet profesionale psikologjike-pedagogjike nëpër shkollat fillore dhe të mesme.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski sot në konferencë për shtyp tha se në periudhën prej se është vendosur projekti, janë realizuar pothuajse 70 mijë këshillime prej të cilave mbi gjysma janë këshillime të prindërve të nxënësve të shkollave të mesme.


Ristovski theksoi se shërbimet profesionale po ekipohen edhe me defektologë, në mënyrë që tu dilet në ndihmë edhe nxënësve me nevoja të veçanta.

‘Deri në fillim të vitit të ri shkollor do të angazhohen 131 defektologë. Për 75 defektologë, prej të cilëve 55 në shkolla fillore dhe 20 në shkolla të mesme, procedura tashmë ka përfënduar. Pres që në kohë sa më të shpejtë komunat ta përfundojnë procedurën për angazhim edhe të 56 defektologëve tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori