LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari, merr makinën me qira dhe e shet 1500 euro

Shqiptari, merr makinën me qira dhe e shet 1500 euro

Burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim shtetasin E.Z, 24 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas i ka marrë me qira dy ditore mjetin autoveturë tip “Benz”, me targë AA 796 MB, shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pronar i subjektit “Alfatino” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qira.

Shtetasi E.Z., ka thyer kushtet e qerasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 euro.


Pas një pune të mirë organizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokalizimi dhe gjetja e kësaj makine.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vjedhje”, shkruajnë mediat shqiptare.