Banka ProCredit është bërë banka e parë në vend që u certifikua me standardin ISO 14001:2015, standard ky i njohur ndërkombëtarë për sistem të menaxhimit mjedisor. Kjo certifikatë është lëshuar nga kompania Gjermane TÜV NordCertGmbH, organizuar dhe mundësuar nga kompania lokale Adaptivit, partner i TÜV Nord.
“Ky certifikim nga një kompani e jashtme e pavarur dëshmon edhe më tej që banka jonë ka krijuar një sistem për menaxhimin e mbrojtjes mjedisore në përputhje me rregulloret vendore dhe ndërkombëtare. Për ne ky është një hap përpara dhe një garanci për përmbushjen e standardeve mjedisore.
Certifikata ISO 14001:2015 konfirmon përpjekjet e ekipit tonë në përkujdesjen e implementimit të legjislacionit mjedisor dhe është motivim shtesë për të ndërmarrë më shumë aktivitete për mbrojtje të mjedisit” deklaroi Ilir I. Aliu drejtor gjeneral dhe pjesëtar i bordit të drejtorëve në Bankën ProCredit.
Banka ProCredit ka implementuar standarde mjedisore duke zbatuar procedura ekologjikisht miqësore, me të vetmin qëllim uljen e ndikimit në mjedis të aktiviteteve tona. Kjo iniciativë e bankës ka ndikim të drejtpërdrejt në kursimin e energjisë dhe njëherësh uljen e lirimit të dioksidkarbonit. Përmes këtyre aktiviteteve, gjatë dy viteve të fundit kemi arritur ti ulim shpenzimet e energjisë për 24% dhe shpenzimet e letrës për operacionet e bankës për 60%. Ne jemi banka e parë me flotë prej 10 veturave që punojnë 100% me rrymë elektrike, që nuk e ndotin mjedisin me emetim të gazrave.
Gjithashtu vlen të theksohet se Banka ProCredit vazhdimisht investon në trajnim të punonjësve dhe fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor ndaj punonjësve të vet, klientëve si dhe publikut të gjerë, si dhe përkrahjen e iniciativave qytetare në ruajtjen e mjedisit.
Përveç ndikimit direkt në mjedis, Banka ProCredit në përkujdeset edhe për ndikimin indirekt në mjedis nga klientët dhe i përkrah në përmirësimin e standardeve mjedisore. Kjo ka filluar që nga viti 2002 si pjesë e analizës së aktiviteteve të klientëve dhe ndikimit e tyre në mjedis dhe shoqëri. Sot, kjo analizë mjedisore dhe sociale sot është pjesë e pandashme e vlerësimittë klientëve tanë, që ndërlidhet me financimin e investimeve që shërbejnë për përmirësimin e performancës mjedisore të klientëve.
Që nga viti 2009, banka ProCredit ka financuar me mbi 60 milionë euro projekte përmes EKO kredive, që kanë për qëllim investime në efiçiencëtë energjisë, energji tëripërtëritshme dhe investimeve në masa të mbrojtjes së mjedisit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
RCC hap nominimet për gratë sipërmarrëse për vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar