LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija prezanton tri përforcimet nga Argjentina

Shkëndija prezanton tri përforcimet nga Argjentina

Shkëndija ka angazhuar tre futbollistë nga Argjentina, duke përforcuar skuadrën në të gjitha repartet.

Mbrojtësi Parrino u zyrtarizua prej më parë, ndërsa kanë firmosur edhe bashkëkombasit e tij Menendez që luan si mbrojtësi i majtë dhe qendërsulmuesi Haberkorn. Paralel me ta, drejtuesit e klubit kanë firmosur kontrata profesionale edhe me talentët e shkollës së futbollit Arbin Zejnullain dhe Shefit Shefitin, paraprakisht edhe me Enis Fazllagiq.


“Jam shumë i gëzuar që kam ardhur këtu. Jam njoftuar me bashkëlojtarët, kam impresione shumë të mira fillestare, është një ekip që do të luftojë kampionatin. Presim të jemi nivel të pritjeve dhe të japim imazh të mirë në klub. Kështu që jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Elian Parrino.

three

“Në të vërtetë jam shumë i gëzuar për këtë eksperiencë dhe këtë mundësi që më kanë dhënë. Bashkë me shokët që kemi arrdhur nga Argjentina do të mundohemi të arrijmë diçka të rëndësishme, kemi vullnet për këtë. Falemenderime klubit dhe gjithëve që na kanë pranuar shumë mirë. Presim të realizojmë atë që dëshiron klubi”, deklaroi në prezantim Gonzalo Menendez.

“Mirë, në të vërtetë kishim pritje shumë të bukur në klub, skuadër e madhe në këtë vend. E thanë shokët kemi ardhur të lëmë një imazh të mirë dhe të mundohemi të luajmë maksimumin e ndeshjeve dhe të mundohem të bëj gola, atë për të cilën kam ardhur këtu. Mezi pres të luaj dhe të mundohem të bëj sa më shumë gola që do të mundem”, premtoi sulmuesi i ri i Shkëndijës, Federico Haberkorn.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori