LAJMI I FUNDIT:

Steinmeier: PSP të vazhdojë sqarimin e fajtorëve për keqpërdorim

Steinmeier: PSP të vazhdojë sqarimin e fajtorëve për keqpërdorim

Ministri për punë të jashtme të Gjermanisë, Walter Steinmeier e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Maqedoni për 11 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Marrëveshja është në pajtueshmëri me Përzhinon nga qershori i 2015. Tani është kyçe, marrëveshja për vazhdim të mëtutjeshëm deri në zgjedhje që të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe shpejtë dhe në këtë mënyrë të shmanget stagnimi i vendit në rrugën drejt BE-së’

Ndërsa ende më e rëndësishme mbetet, Prokuroria Speciale të mund pa pengesa të jetë në gjendje të vazhdojë punën e saj për të sqaruar pretendimet e abuzimit të pushtetit, për të ri-forcuar besimin e popullatës në Maqedoni në institucionet demokratike të vendit.


Falënderoj Komisionerin Hahn dhe ekipin e tij, si dhe deputetin tim special, ambasadorin Johannes Haindl, i cili gjatë ndërmjetësimit në masë të madhe ka kontribuar për suksesin e bisedimeve të partisë’, tha Steinmeier në një deklaratë. /Telegrafi/