LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sërish aksion i madh policor

Maqedoni, sërish aksion i madh policor

Aksion i madh policor dje në mbrëmje është realizuar në shtëpitë e personave të cilët dyshohen se janë shpërndarës të lëndeve narkotike, kurse të dhënat jo zyrtare tregojnë se disa persona edhe janë arrestuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksioni është realizuar me qëllim shkatërrimin e grupeve që merren me tregti droge, por nuk jepen më shumë detaje, thonë nga MPB.

Poashtu gjatë natës së një dite më parë është zhvilluar një operacion masiv policor ku janë parë shumë njerëz. Sipas shkrimeve mediatike, bëhet fjalë për aksionin operativ me emrin ‘Diga’ dhe qëllimi ishin shpërndarësit e ndryshëm të drogës.


Detajet do të publikohen sot në një konferencë për shtyp të planifikuar për ora 14:00. /Telegrafi/

Aksion i MPB-së në shumë vende të Maqedonisë
Lexo po ashtu Aksion i MPB-së në shumë vende të Maqedonisë