LAJMI I FUNDIT:

Hoqi dorë nga jeta luksoze në Nju Jork dhe paga 7 mijë euro në muaj, nuk do të besoni me çfarë merret tani! (Foto)

Hoqi dorë nga jeta luksoze në Nju Jork dhe paga 7 mijë euro në muaj, nuk do të besoni me çfarë merret tani! (Foto)

Noel le Hancock ka bërë diçka që i ka ndryshuar plotësisht jetën. Katër vjet më parë, ajo vendosi të lë karrierën e saj të bujshme si gazetare e suksesshme dhe të zhvendoset në ishullin e Karaibeve.

Ajo e ka lënë qytetin e madh të Nju Jorkut për ishullin e vogël të Karaibeve i njohur si St. John, kurse karrierën e suksesshme dhe pagën vjetore prej 95.000 dollarë në vit ajo i ndërroi me profesionin e shitjes së akulloreve dhe pagesën prej 10 dollarë në orë, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shitur pronën e saj për të blerë biletën njëdrejtimëshe për në Karaibe, dhe kështu filloi një jetë krejtësisht të re. Tani, pas katër viteve jetë të qetë në Karaibe, ka vendosur atë çfarë e kishte shtyrë të braktisë jetën e saj luksoze dhe të filloi një aventurë të panjohur.


3

“Kam qenë në stres të vazhdueshëm, sepse nuk kisha kurrfarë inspirimi dhe kisha nevojë për pushim. Nëse për një kohë të gjatë ndjeni nevojën për pushim, atëherë duhet të bëni diçka të ndryshoni në jetë”, ka deklaruar Hancock.

5

Vendimi se ka vendosur të braktis Nju Jorkun për një vend shumë më të vogël ka befasuar prindërit e saj, por jo edhe miqtë. Punën e parë që ajo kishte filluar ta bëjë kur kishte shkuar në Karaibe ishte shitja  e akulloreve, gjë që sipas saj e kishte bërë më të lumtur sesa kompania luksoze në të cilën punonte në Nju Jork.

2

“Jeta në Karaibe më ka bërë ta shikojë jetën me një sy tjetër”, ka shtuar ajo. Më vonë ajo filloi të punojë në sportel dhe më pas si kameriere, punë kjo të cilën edhe sot e bën, transmeton Telegrafi.

1

Megjithatë, sipas saj jeta në një ishull nuk është edhe aq e lehtë, sepse shpesh mungon uji i pijshëm dhe temperaturat e larta nganjëherë dinë të jenë të mërzitshme.

Hancock pranon se ka raste kur i mungon jeta e Nju Jorkut, por jo edhe zhurma dhe jetë dinamike që zhvillohet atje. Ajo nuk e di se ku do të jetë pas pesë viteve, por e rëndësishme për të është që është e kënaqur me jetën që bën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori