LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë gjasat që kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të shqyrtohet edhe një herë nga fillimi, duke i injoruar veprimet që kanë ndodhur deri tash? Këtë përgjigje duhet ta japë Weller!

Cilat janë gjasat që kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të shqyrtohet edhe një herë nga fillimi, duke i injoruar veprimet që kanë ndodhur deri tash? Këtë përgjigje duhet ta japë Weller!

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti, në profilin e tij në Facebook thotë se Marc Weller është paguar nga Qeveria e Kosovës ndaj mbron marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht të vitit të kaluar.

Opinion i profesorit Marc Weller, lidhur me vlefshmërinë e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi
Lexo po ashtu Opinion i profesorit Marc Weller, lidhur me vlefshmërinë e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi

“Prandaj, tërë rëndësia e raportit përqendrohet në relevancën e nënshkrimit të Vjenës i cili paraqitet si momenti final për çështjen në fjalë”, thotë ai.

Postimin e Dautit mund ta lexoni të plotë më poshtë:


“Marc Weller i keqkuptuar!

Raporti i Weller-it, i shpërndarë nga qeveria e Kosovës, sqaron mënyrën e shënjimit, demarkacionit dhe ratifikimit të kufijve. Weller i ka shpjeguar mirë të gjitha faktet, faktorët (ekonomik dhe politik) dhe procedurat relevante që luajnë rol në vendosjen e kufijve. Në këto aspekte ai e ka kryer punën e ekspertit.

Megjithatë, ekziston një problem serioz në këtë ekspertizë. Weller mbron dispozitat e marrëveshjes mbi përcaktimin e kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.

Weller nuk ka gabuar as këtu. Ai e ka kryer punën e tij për të cilën është paguar nga Qeveria e Kosovës. Pra, sipas porosisë. Është e qartë se ai, sipas të gjitha gjasave dhe siç shihet edhe nga raporti, e ka zbatuar porosinë e punëdhënësit (Qeveria e Kosovës) që ta arsyetojë nënshkrimin që është vënë në Marrëveshjen e Vjenës. Në këtë pikë, raporti i tij nuk duhet të konsiderohet si raport i ekspertit për vendosjen e kufijve. Ky është raport për arsyetimin e gabimit të qeverisë së Kosovës.

Prandaj, tërë rëndësia e raportit përqendrohet në relevancën e nënshkrimit të Vjenës i cili paraqitet si momenti final për çështjen në fjalë. Kjo shihet edhe në propozimet që paraqiten në kapitullin ‘Mundësia e rishikimit ose shqyrtimit’ dhe ‘Alternativa të politikave’.

Propozimet e Weller-it ofrohen si ‘ilaçe’ që mund të provohen pas operacionit të dështuar. Por, në mënyrë të tërthortë Weller bënë me dije se këto ‘ilaçe’ nuk janë adekuate pasi që nuk krijojnë efektin e ‘shërimit’. Arsyetimi i tij (për mos shërim) qëndron në politikën ndërshtetërore (Kosovë-Mali i Zi) dhe në atë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, krijon probleme serioze nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Vjenës si ‘terapi’ e vetme që ekziston.

Ndoshta punën më të mirë që do ta bënte Qeveria e Kosovës është që edhe një herë ta angazhojë Marc Weller-in dhe të kërkojë nga ai që t’i përgjigjet kësaj pyetje: Cilat janë gjasat që kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të shqyrtohet edhe një herë që nga fillimi dhe duke i injoruar të gjitha veprimet që kanë ndodhë deri tashti?” (sic.), ka shkruar Dauti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori