LAJMI I FUNDIT:

Pse është i pabesueshëm opinioni i Marc Wellerit, sipas Jakup Krasniqit

Pse është i pabesueshëm opinioni i Marc Wellerit, sipas Jakup Krasniqit

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se opinioni i profesorit Marc Weller ka ardhur në momentin e fundit dhe nuk jep kohë për tu kundërshtuar profesionalisht.

Veç kësaj, sipas Krasniqit, profesori i nderuar, me opinionin e tij, ju ka ardhur në ndihmë, Kryeministrit e Presidentit të Kosovës, të cilët me një fanatizëm të pa përshkruar që nga fillimi kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Raportit të Komisionit Qeveritar.


Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:

PSE ËSHTË I PABESUESHËM OPINIONI I MARC WELLER-IT

Pasi opinioni i profesorit Marc Welleri ka ardhur në momentin e fundit dhe nuk jep kohë për t’u kundërshtuar profesionalisht, është tregues i mjaftueshëm se opinioni i tij është kryekreje në shërbim të Raportit të Komisionit Qeveritar. Përveç kësaj, profesori i nderuar, me opinionin e tij, ju ka ardhur në ndihmë, Kryeministrit e Presidentit të Kosovës, të cilët me një fanatizëm të pa përshkruar që nga fillimi kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Raportit të Komisionit Qeveritar.

Opinioni i profesorit të nderuar Marc Weller do të duhej të merrej seriozisht, sikur Kryeministri e Presidenti i Kosovës të kishin shfaqur shenja të dyshimit e të mos pranimit të marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi.

Profesori Weller, sikur të ishte serioz, ketë opinion është dashur ta përballë me ekspertet tanë në debatin e 3 gushtit 2016.

Si përfundim, ky opinion, për arsyeje që u cekën,( me gjithë respektin e madh që kam për autorin për shkak të bashkëpunimit që kam pasur në Rambuje e në Vjenë), nga askush e më nga askush nuk duhet të merret si opinion serioz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori