LAJMI I FUNDIT:

Mos kërko në rrugë, kërko në Gjirafa.biz (Video)

Mos kërko në rrugë, kërko në Gjirafa.biz (Video)

Kompania e suksesshme kosovare Gjirafa.com do të lansojë produktin inovativ online, GjirafaPikBiz, e cila është faqja e vetme shqiptare ku gjenden mbi 30 mijë biznese dhe pika të interesit të Kosovës.

Po ashtu do të ketë edhe hartën e Kosovës me pamje 360 shkallë, navigacion për të gjitha rrugët me pamje 360 shkallë, gati secilës rrugë në Kosovë (Streetview).

Po ashtu, sipas drejtuesve të Gjirafa.com, produkti i ri GjirafaPikBiz, njeh edhe gjuhën zhargon apo sleng në kërkim, shembull fjalë që përdorim në jetë të përditshme, por të cilat mund të mos jenë medoemos në gjuhen shqipe.


Mërgim Cahani, drejtor i Përgjithshëm në kompaninë Gjirafa, gjatë një bisede për Telegrafin ka shpjeguar më shumë për produktin më të ri të kompanisë, të cilën e drejton.

14202805_10209789249303917_1893888289_o

Sipas tij, për të lansuar produktin GjirafaPikBiz, është dashur angazhim, shumë punë e mund disa mujor nëpër terren, në mënyrë që produkti të jetë sa më i plotësuar.

Cahani ka thënë se do të ketë risi të shumta ky projekt, po më kryesorja është numri i madh i bizneseve, duke filluar nga një byrektore e deri te hotelet me pesë yje.

GjirafaPikBiz, do të ketë risi të shumta, por kryesoret janë se aty do të jenë më shumë se 30 mijë biznese, të gjithë bankomatët e bankave, auto larjet, parkingjet, komunat, monumentet fetare dhe kulturore. Menjë fjalë do të jetë online çdo pikë interesi”, tregon për Telegrafin, drejtori i Përgjithshëm i Gjirafa.com, Mërgim Cahani.

Sipas tij, GjirafaPikBiz, ka edhe risi sa i përket kërkimeve me produkte, por duke mos anashkaluar edhe kërkimet me emër të kompanive.

“Përveç hartave me 360 shkallë si dhe navigacionit, e ka mundësinë e kërkimit edhe me produkte, por duke mos anashkaluar edhe kompanitë. Shembull nëse jeni në një zonë edhe nuk di emër të kompanive, por do të hash një sandviç atëherë me kërkimin me ketë produkte do të dalin dyqanet të cilat shërbejnë sandviç”, ka thënë Cahani.

Sipas tij, Gjirafa.com është duke punuar që GjirafaPikBiz, të lëshohet edhe për territorin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori