Në një shkrim të agjencisë së lajmeve Reuters për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, thuhet se edhe nëse Kosova arrin ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit, nuk është e sigurt se Bashkimi Europian do t’ia liberalizojë vizat.
Në këtë shkrim të Reuters citohen edhe diplomat të BE-së, të cilët i kanë thënë agjencisë angleze të lajmeve se tashmë askush në BE nuk flet për Kosovën dhe një pjesë po merren me Gjeorgjinë e pjesa tjetër me Turqinë.
Lexojeni të plotë artikullin e Reuters:
Lartë në Bjeshkët e Nemuna që ndajnë Kosovën dhe Malin e Zi, sharrëxhiu Ramë Elezaj dhe familja e tij kanë fituar bukën e gojës nga drunjtë e malit të tyre për dekada.
Por, nëse Parlamenti i Kosovës miraton marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, 4.5 hektarët e Elezajt do të bëhen pjesë e një shteti tjetër, ndërsa shtëpia e tij do të mbetet brenda në Kosovë.
“Ne gjithmonë e kemi përdorur këtë tokë dhe Mali i Zi kurrë nuk ka pasur të bëjë me të, por tani qeveria dëshiron ta japë atë falas”, thotë 61 vjeçari për Reuters, njofton Klan Kosova.
Për dekada me radhë pas Luftës së Dytë Botërore, fshatarët kurrë nuk i kanë parë ndarjet administrative që kanë kaluar nëpër Jugosllavi si kufij nacionalë dhe nuk kanë pasur impakt në jetën e tyre të përditshme.
Por, pas viteve kur vendi komunist u copëtua nga luftërat Ballkanike në vitet 1990-ta, kufijtë vazhdojnë të mbesin një nga vështirësitë e shumta në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, përkrah me armiqësitë etnike, dhunën dhe bllokadën politike.
Pa asnjë shenjë kufitare në 1.700 metra lartësi të thepisur, Elezaj beson se e gjithë toka e tij është në Kosovë, por nuk ka dokumente për ta provuar një gjë të tillë.
Aleatët perëndimorë i kanë thënë Kosovës se qartësimi i kufijve me fqinjët që ishin pjesë të ish-Jugosllavisë, përfshirë Malin e Zi, është një parakusht për t’u afruar me Bashkimin Europian, në veçanti marrjen e liberalizimit të vizave.
Por, marrëveshja mes dy qeverive është përballur me protesta të dhunshme nëpër Kosovë. Gjashtë njerëz u arrestuan të martën nën dyshimet se kanë hedhur një bombë në objektin e Parlamentit të Kosovës dhe ligjvënësit nacionalistë kanë hedhur gaz lotsjellës disa herë brenda Parlamentit.
Opozita thotë se me këtë marrëveshje vendi humb 8.000 hektar tokë, diçka që Qeveria e mohon.
“Kosova po humb 8.200 hektar… po humbë burime të ujitë dhe liqene”, thotë Donika Kadaj-Bujupi, deputete e partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe një nga ata që ka hedhur gaz lotsjellës brenda Parlamentit.
“Do ta mbrojmë tokën me gjakun tonë”, thotë Elezaj.
Vetëvendosje ka thënë se do bëjë gjithçka që është e mundur, brenda dhe jashtë parlamentit, që të ndalojnë Parlamentin ta aprovojë marrëveshjen për kufirin. Qeveria po ashtu ballafaqohet me probleme edhe nga një numër i deputetëve të saj të cilët kanë thënë se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.
Vëmendja diku tjetër
Kosova është ndarë nga Serbia në vitin 1999 kur NATO bombardoi për 11 javë Serbinë për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve civilë.
Pas gati një dekade, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, shumica shqiptare deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Është njohur tashmë nga më shumë se 100 shtete, përfshirë këtu shumicën e fuqive europiane, por jo nga Serbia dhe aleati më i madh i saj Rusia, dhe disa anëtarë të Bashkimit Europian, siç është Spanja.
Ende ballafaqohet me problemet qysh nga lufta. Korrupsioni dhe varfëria janë enorme, dhe dialogu për stabilizim marrëdhëniesh me Serbinë, ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, po hasë në vështirës dhe në shumë pengesa.
Zyrtarët e BE-së kanë përdorur një politikë të “shkopit dhe karotës”, për të mbajtur qeveritë në Prishtinë e Beograd afër integrimit europian, me marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi si kërkesën e fundit.
Por, diplomatët e BE-së thonë se Kosova duhet të presë gjatë të marrë liberalizimin e vizave edhe nëse marrëveshja ratifikohet me kohë.
Blloku tashmë ka vëmendjen diku tjetër, thonë diplomatët, ata janë me shpresë se mund të liberalizojnë vizat për Gjeorgjinë, para zgjedhjeve që pritet të mbahen në tetor, ndërsa disa fokusin e kanë tek Turqia, vend krucial për të mbajtur larg Europës Perëndimore valën e migrantëve.
“Askush më nuk flet për Kosovën”, një diplomat i BE-së ka thënë duke folur në kushte anonimiteti.
Numri i madh i azilkërkuesve kosovarë që kërkojnë azil në vendet e BE-së nuk po e ndihmon aspak çështjen për të marrë liberalizimin, dhe Kosova mbete vendi i fundit nga ish-Jugosllavia që po e pret privilegjin.
Në fillim të viti 2015, afër 50.000 kosovarë kishin kërkuar azil në BE, kryesisht në Gjermani, në atë periudhë në numër ishin më shumë se sirianët që iknin nga lufta. Shumica e vendeve në BE i kishte cilësuar ata migrantë ekonomikë – kategorizim që nuk ofron azil.
Problemet rreth kufijve në ish-Jugosllavi mbesin të pazgjidhura tash e 17 vjet. Madje edhe dy vendet e BE-së, Sllovenia dhe Kroacia ende kanë problem me një pjesë të kufirit tek Deti Adriatik, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje