LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë do të shembet, edhe pse ishte blerë 91 milionë dollarë (Foto)

Shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë do të shembet, edhe pse ishte blerë 91 milionë dollarë (Foto)

E blerë për 91 milionë dollarë, shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë do të shembet tërësisht.

Pasi ka kaluar dorë më dorë nga një miliarder te tjetri, la Maison de l’Amitié (shtëpia e miqësisë) në Palm Beach, në vitin 2004, përfundoi në duart e tanimë kandidatit për Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump e bleu në ankand 41 milionë dollarë, përcjell mapo.al, por më pas e shiti në vitin 2008 për shifrën marramendëse prej 91 milionë dollarësh.


Blerësi është miliarderi rus, pronari i skuadrës franceze të Monakos, Dmitry Rybolovlev, i cili u përfol shumë edhe për divorcin më të shtrenjtë të shekullit, që i kushtoi 3,2 miliardë euro, që i shkuan ish-gruas së tij Elena Rybolovleva, të cilat më pas u ulën në 564 milionë euro.

5600 metra katrorë tokë, mermer, granit, 18 dhoma, 22 banjo, 3 kabina për mysafirët dhe një garazh ku mund të parkohen 80 makina.

E megjithatë, i gjithë ky luks i shfrenuar do të shembet nga miliarderi rus. E ardhmja e shtëpisë më të shtrenjtë në botë nuk dihet ende.

s1

s2

s4

s5

s6

s7

s8