LAJMI I FUNDIT:

Ndërtohen shtëpi nga druri për 2.500 të mbijetuarit në Itali

Ndërtohen shtëpi nga druri për 2.500 të mbijetuarit në Itali

Do të ndërtohen shtëpi nga druri që të strehojnë 2.500 të mbijetuar që mbetën pa shtëpi gjatë tërmetit shkatërrues që goditi Italinë qendrore, shkruan Daily Mail.

Shtëpitë do të jenë të ngjashme me ato që janë përdorur gjatë tërmetit vdekjeprurës të vitit 2009 në Onna ku u vendosën 65 mijë njerëz, dhe do të zëvendësojnë tendat blu në të cilat po qëndrojnë aktualisht të mbijetuarit pasi edhe dimri po afrohet, transmeton KosovaPress.