Siguria në Kosovë është stabile, por është shumë e brishtë, gjithashtu niveli i sigurisë në Kosovë është rritur. Por, pa dyshim se KFOR-i do të vazhdojë të kujdeset për një ambient më të qetë dhe më të sigurt, në mënyrë që të përmirësoj procesin e stabilizimit.
Kështu tha gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, me rastin e ndërrimit të ardhshëm të komandës së KFOR-it.
Ai derisa foli për integrimin ndër etnik në Kosovë, theksoi se revitalizimi i urës së Ibrit është një shembull i qartë i integrimit ndëretnik, dhe ura do të jetë sërish një element i bashkimit, ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën.
“Revitalizimi i urës së Ibrit është një shembull i qartë i integrimit ndëretnik dhe ura do të jetë sërish një element i bashkimit ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën . Unë gjithmonë them se ne jemi këtu për t’iu përgjigjur pas policisë së Kosovës dhe pas policisë së EULEX-it, dhe unë përherë them edhe diçka tjetër, se është gjithnjë më mirë të shmangim nevojën për intervenimin e KFOR-it, ngase kjo do të thotë se kthehemi mbrapa në kohë, në vitin 1999 me ushtarë nëpër rrugë. Por ashtu siç e thashë edhe më parë policia e Kosovës ka treguar se është e aftë të merren me çfarëdo problemi në këtë shtet”, tha Miglietta.
I pyetur nga gazetarët për demarkacionin me Malin e Zi, komandanti në largim tha se kjo është një çështje e brendshme e vendit, por se theksoi se në mars të këtij viti, me kërkesën e ish presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, KFOR-i ka ofruar hartat e kufijve të Kosovës.
“Më duhet të them se ish presidenti i Republikës së Kosovës, zonja Jahjaga ka kërkuar një takim të Komisionit Shtetëror për Demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi dhe ne ua kemi dhënë disa dokumente zyrtare dhe ne kemi biseduar me stafin e Komisionit, por mua më duhet të theksoj se ne jemi të bindur se ratifikimi i kufirit është një çështje e brendshme”, tha ai.
Duke folur për protestën e një shtatorit e cila pritet të mbahet për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, Miglietta tha KFOR-i është reaguesi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it. Andaj, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm të reagojë nëse është e nevojshme.
“Ashtu siç e thash edhe më parë KFOR-i është përgjegjës në këtë shtet, që do të thotë se ne ndërhyjmë vetëm kur policët e EULEX-it kërkojnë intervenimin tonë. Jam shumë i sigurt, për arsye se ne informohemi nga policia, dhe policia e EULEX-it, se ka plane të detajuara nëse ndodhë ndonjë gjë më 1 shtator, por më duhet të theksoj se KFOR-i pa dyshim që është i gatshëm që të intervenojnë nëse është e nevojshme”, tha Miglietta.
Miglietta ka vlerësuar se siguria në vend është e qetë, por e brishtë. Ai ka dënuar ngjarjet e djeshme në Mushtishtë, ku tha se ngjarjet e tilla nuk e qojnë Kosovën askund, përveç se krijon një njollë të zezë mbi vendin. Përkundër kësaj, Miglietta tha se i kupton plagët e qytetarëve që sipas tij janë ende të freskëta tek shumë banorë të Kosovës dhe dhimbja e përkujtuar nga të gjithë në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit, është e vështirë të shërohet.
“Kjo ngjarje paraqet një njollë serioze në rrugën drejt normalizimit që Kosova qysh nga viti 99 është duke u përballur me vështirësi dhe që përbën një përleshje manifestive si nëpër ngjarjet të tjera që janë mbajtur në mënyrë paqësore gjatë vitit. Kjo vërteton atë që unë zakonisht e them se situata është e qetë, por e brishtë. Përkundër asaj që unë e kuptoj se disa plagë janë ende të freskëta tek shumë banorë të Kosovës dhe dhimbja e përkujtuar nga të gjithë në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit është vështirë të shërohet. Mirëpo, mua më duhet që të dënoj pa gjetur ndonjë rrethanë lehtësuese atë se çka ndodhi. Nuk dua dhe më gjasë as nuk mund shkoi më thellë përtej shkaqeve reale të këtij rasti të pa vend, por mund të them që ngjarjet e tilla janë kundër Kosovës dhe aspiratave të saj për bashkëjetesë paqësore”, thotë Miglietta.
Komandanti në largim ka dënuar edhe sulmet e fundit ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe RTK-së, si dhe sulmin e fundit ndaj shtëpisë së drejtorit të televizionit publik, Mentor Shala.
“Për më tepër dje një sulm i ri ka ndodhur kundër RTK-së, këtë herë sulmi është drejtuar kundër shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm. Gjithashtu besoi se në lidhje me këtë lajm të keq, çdo koment nga ana ime është e tepërt, normalisht unë i bashkohem deklaratave për dënim të cilat deri më tani janë publikuar”, tha ai.
Një qëllim konkret pozitiv dhe i arritur, sipas tij është përmirësimi i marrëdhënieve me vendet përreth dhe udhëheqësit e tyre politik dhe ushtarak. Kjo, tha ai, ka ndodhur përmes takimeve me qëllim të arritjes së dialogut dhe vetëdijesimit gjithëpërfshirës. Miglietta tha se në vazhdimësi janë përpjekur për të përmirësuar efektin e patrullave në terren, veçanërisht të atyre të kryera me Policinë kufitare të Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Serbisë, si për gjatë kufirit ashtu edhe afër vijës administrative kufitare.
Për mes angazhimit dhe qëndrimit të tyre aktiv, ai tha se KFOR-i ka qenë në gjendje që të zvogëloj kërcënimet dhe situatat potencialisht problematike, si me intervenimin e drejtpërdrejt ashtu edhe në mbështetjen e institucioneve të Kosovës.
Miglietta shtoi më tej se gjatë ditëve të fundit është munduar të reflektoi mbi aspiratat e origjinale të asaj që ka shpresuar të arrijë në fillim të misionit të reflektuara në ‘KFOR XX’, me moton ‘formëso ndryshimin’. Dhe tani sipas tij në këtë fazë përkundër konsideratës së qartë dhe pamundësisë për të përmbushur të gjitha pritjet e tij apo për të shmangur ndonjë dështim, i cili gjithmonë prish përpjekjen, ai u shpreh: sinqerisht mund të pohoi se që shumë hapa janë ndërmarrë në drejtim të duhur duke fuqizuar ekipet për një siguri të qëndrueshme në Kosovë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje