LAJMI I FUNDIT:

Vdes njëri prej të plagosurve në Parkun e qytetit

Vdes njëri prej të plagosurve në Parkun e qytetit

Ka vdekur 22 vjeçari me inicialet E.A si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në afërsi të Parkut të qytetit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Fatkeqësisht përkundër përpjekjeve të mjekëve E.A 1994 nuk arriti të mbijetonte në sallën e operacionit”, ka thënë Fazliu.


Ai ka shtuar se personi tjetër i plagosur A.G (1995) gjendet ende në sallën e operacionit ku po bëhen përpjekjet nga ana e mjekëve që t’i shpëtohet jeta pavarësisht asaj që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Parkut të Prishtinës, ku sipas dëshmitarëve, një 23 vjeçar ka shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit, të cilët po vozisnin një motor të tipit skuter./Telegrafi/