Ka qenë një herë një vajzë e varfër. Pos që ishte e varfër, ishte edhe shumë e shëmtuar. Nuk ankohej për shkak të varfërisë, por kur u rrit dhe u bë për martesë, meqë nuk kishte asnjë ofertë, vendosi të bëjë vetëvrasje. Hipi në shkëmbin më të lartë të Pamukkalasë dhe – bëri një hap përpara. Ra mu në mes të një të çare (thellësie) plot me ujë dhe sedimente. Dhe, mu andejpari kaloi një djalosh, i ri dhe i pashëm, nga Denizli – provincë a afërt. Vrapoi në basen, gjeti vajzën të lënduar rëndë, të pavetëdije, por shumë të bukur. E hodhi mbi kalë, e çoi në kështjellë të babait të tij, e shëroi derisa u këndell tërësisht, pastaj u martua me të dhe jetuan në harmoni deri në fund të jetës. Që nga atëherë Pamukkalaja është vend për të gjithë ata që kërkojnë bukuri dhe këndellje. (Por që nuk është e domosdoshme të hidhesh nga shkëmbi).
Në Pamukkala, arritëm me një grup turistësh nga Kemeri, vend në gjirin Antalia, në bregdetin jugor të Turqisë. Na tërhoqën vëmendjen posterët e vendosur në vitrinat e agjencive turistike: kaçubat e bujshme me lule marshallojash dhe njerëz të shumtë që laheshin në mes të diçkaje që u ngjante liqeneve e vogla në formë pjatash dhe kodrash të mbuluara me borë.
Me të arritur atje, mundëm vetëm të konstatojmë se posterët ishin reprezentim i zbehtë i kësaj mrekullie natyrore. Paramendoni vrushkujt e shumtë të shkumëzuar, të cilët duken sikur befasisht janë ngurtësuar, duke i bashkuar basenet gjysmë të rrumbullakët njërin pas tjetrit të madhësive të ndryshme, të stërmbushur me ujë termalë.
Kjo është Pamukkalaja. Fjala pamuk ka prejardhjen nga turqishtja, ndërsa kala – gjithashtu është fjalë e turqishtes, që do të thotë kështjellë.
Qumësht apo kalcium, varësisht se kujt i besoni – shkencëtarëve apo legjendës
Ekzistojnë legjenda të shumta që bëjnë fjalë për Pamukkalanë. Smernei i lashtë ka shkruar kështu: “Këtu gjendet Selena, Perëndesha e Hënës erdhi në Tokë dhe takoi bariun Endimion, djalosh me bukuri përrallore. Edimioni nga lumturia e humbi plotësisht mendjen dhe harroi të mjelë bagëtinë e tij. Dhe, natyrisht, qumështi vërshoi tërë atë rajon. Dhe, akoma është atje.
Ndërkaq, shkencëtarët e thonë një tregim të zhveshur nga çdo romantikë: uji i ngrohtë, i pasur me hidrogjen kalciumi e me karbonate, del në sipërfaqe. Ndryshimi i shtypjes, që bëhet me atë rast, pastaj ngrohtësia – si e vetë ujit ashtu edhe e diellit – shkaktojnë që nga uji me shpejtësi të lirohet dyoksidi karbonik. Mbetet i patretur karbonati i kalciumit, i cili shtresohet duke krijuar këto forma të bardha: platformat dhe stalaktitet, që lidhen ndërmjet vete.
I tërë rajoni është mjaft i shkapërderdhur, prandaj disa përroska që thahen përnjëherë, paraqiten në ndonjë vend tjetër. Kështu sot kjo mrekulli shtrihet në 3.000 metra në gjatësi dhe 300 në gjerësi, ndërsa në lartësi 100. Uji, thonë, shëron reumën, sëmundje të ndryshme të zemrës, lëkurës, të veshkave, problemet e traktit urinar dhe atij gjinekologjik.
Zbulojmë fshehtësitë e Tempullit të Apolonit dhe të Shpellës së Plutonit
Pamukkala është vetëm emri popullor i këtij lokaliteti turistik. Emri historik i qytetit, rajonit të cilit i përket, është Hierapolis, sipas Hierës, gruas së Telefosit, e cila qytetin e themeloi në shekullin II para erës sonë. Ndërkaq, qyteti është përplot gjurmë civilizimesh të ndryshme: edhe të civilizimeve të vjetra (hetitëve, frigjijve, grekëve) civilizimeve të mëvonshme (bizantine, krishtere, turke). Që nga lashtësia aty kalonte rruga e karvanëve, e cila lidhte Sardisin me Lindjen. Nga koha antike janë ruajtur gjurmët e Tempullit të Apolonit.
Afër tij gjendet Shpella e Plutonit, nga e cila kanë dalë fantazmat e botës nëntokësore – në formë gazi vdekjeprurës. (Perëndia Apolon ka qenë i ngarkuar për të përcjellë shpirtrat në botën e amshueshme). Ka qenë i helmuar rajoni prej 2.000 metrash katrorë. Vetëm klerikët kanë mundur të kalojnë kufirin e rajonit të “kontaminuar” pa u ndodhur gjë. Thjeshtë, ata nuk kanë marrë frymë. Në të vërtetë, kanë rritur kafshë, më së shumti shpezë, të cilat ua kanë shitur turistëve kureshtarë, të cilët kanë bërë eksperimente me to (turistët me kafshët). Qyteti ka qenë i njohur edhe për qitje falli. Me ndihmën e klerikëve, vetë Perëndia Pluton i është përgjigjur pyetjeve të vdekatarëve.
Para Tempullit të Apolonit ka qenë burimi i ujit termal, rreth të cilit më vonë romakët ndërtuan një çezme të madhe, në të vërtetë një ujëvarë, e cila me ujë të ngrohtë ka furnizuar tëra shtëpitë në qytet. Nga të gjitha këto ka mbetur vetëm një mur: ato që nuk kanë mundur t’i shkatërrojnë tërmetet, i kanë shkatërruar të krishterët, dhe anasjelltas.
Në qendër të qytetit gjenden gjurmët e një teatri të madh më të ruajtur romak në Azi të Vogël. Është ndërtuar gjatë sundimit të mbretit Hadrian, por në mbeturinat e teatrit grek, të cilin e ka shkatërruar tërmeti.
Romakët kanë adhuruar banjat
Koha e artë e qytetit ka qenë gjatë sundimit të Septimus Severusit dhe djalit Karakale (nga fundi i shekullit II dhe fillimi i shekullit III). Hierapolisi atëbotë ka qenë njëra ndër qendrat më të rëndësishme intelektuale, religjioze, tregtare dhe artistike të Perandorisë Romake, me rreth 100.000 banorë.
Në saje të banjave dhe ofertave plotësuese turistike në formë festivalesh të ndryshme, kremteve religjioze dhe garave sportive, qyteti është bërë mekë e udhëtarëve nga të gjitha anët e botës. Nga ajo kohë janë ruajtur gjurmët e godinës së teatrit, pastaj të dy godinave të mëdha – banjave të dikurshme: në njërën nga to kanë qenë edhe salla e madhe e gjimnastikës dhe libraria. Tashti aty gjendet muzeu.
Rruga e gjerë kryesore, e gjatë një kilometër e gjysmë, ndante qytetin në dy pjesë. Në fillim të saj dhe në fund ka pasur dyer monumentale, të njohura si “Dyert bizantine”, të cilat janë ndërtuar nga fundi i shekullit IV. Jo larg dyerve veriore gjenden edhe dyert e mbretit Domician, të cilat i ndërtoi prokonsulli Frontinius.
Romakët adhuronin banjat. Gjurmët e një banje të madhe datojnë edhe nga shekulli III, të cilat më vonë u shndërruan në bazilikë. Të krishterët e lashtë, në të vërtetë, kanë pasur zakon që ndërtesat e paganëve ose t’i rrënojnë ose t’ua ndryshojnë pamjen dhe destinimin.
Në njërën nga ato vende të shenjta gjendet edhe varri i Shën Filipit, i cili, është bashkë me Shën Ivanin nga Efesi, themeluesin e krishterimit në Azinë e Vogël. Pos disa kishave, është interesante edhe kisha e vogël nga shekulli V, kushtuar Shën Marisë.
Jashtë mureve të qytetit, në të vërtetë jashtë asaj që ka mbetur, janë tri varre të mëdha. Varri më i madh ndër ta, ka më shumë se një mijë varre, kryesisht nga koha e vonshme e helenizmit, por numër i madh varresh janë nga koha romake dhe nga koha e hershme krishtere.
Qytetarët e rëndomtë janë varrosur në sarkofagë të thjeshtë: disa në tokë, ndërsa disa nën tokë. Ata të pasurit dhe personat më prestigjiozë në sarkofagë të mëdhenj të zbukuruar me relieve dhe me epitafe dhe me emra – janë ku shënuar edhe profesioni dhe meritat e shumta, si edhe bëmat e tyre. Kanë mbaruar varre të mëdha në formë të rrumbullakët me dyer të vogla, nëpër të cilat mund të hyhet brenda në varre, ndërsa ka edhe numër të madh varresh familjare.
Dhëmbi i kohës e ka bërë të vetën, por dëmin më të madh qytetit ia ka bërë tërmeti i madh nga mesi i shekullit XIV. Gjurmimet kanë filluar vetëm nga fundi i shekullit XIX, ndërsa vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Afër hotelit është burimi i ujit të kuq termal. Përbërja kimike është e shkruar në një pllakë afër basenit: më së shumti ka bikarbonat – 1.340 mg në një litër uji; pastaj dyoksid karbonati 730 mg; kalcium 470 mg, mangez 137 mg etj. Temperatura e ujit është ndërmjet 56 dhe 58 gradë celsius, andaj nuk preferohet të bësh banjë më e gjatë se 10 deri në 20 minuta.
Por, më atraktive se kjo, megjithatë, është spërkatja nëpër cekëtinat e Pamukkalasë. Nuk lejohet kurrfarë këpuce, andaj nën këmbë mund të ndjehet struktura e vrazhdët e sedimenteve. Askund nuk shkruan se sa gjatë këtu mund të qëndrosh, në mënyrë që të arrihet efekti.
Patjetër duhet ta vizitojmë sërish Pamukkalanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje