LAJMI I FUNDIT:

Të mbijetuarit e tërmetit në Amatricia i tremben izolimit

Të mbijetuarit e tërmetit në Amatricia i tremben izolimit

Dy ditë pas tërmetit, lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur në qytezën e Amatrices në Itali. Në çdo lëkundje të regjistruar sërish një mur i rënë, një urë e prishur e bëjnë gjithnjë e më të vështirë qasjen e forcave të shpëtimit në zonën e izoluar.

Në hyrje të San Lorenzos dhe Flavianos në afërsi të Amatrices, rruga e ngushtë gjarpëruese që të çon drejt zonës malore është e bllokuar nga një tërmet i fortë me Magnitudë 4,8 ballë i regjistruar sot në mëngjes. Forcat zjarrfikëse dhe ushtria po ngrenë një tabelë ku lexohet : Zonë e pakalueshme.


Banorët shohin me sy kritik shkatërrimet e reja dhe lopata që pastron pareshtur mbetjet e një shtëpie të shkatërruar në mes të asaj rruge.

“Lëkundjet e regjistruara së fundmi kanë përkeqësuar më tej situatën. Në rrugën rajonale, ura me tri harqe që të çon në Amatriçia është mbyllur, kjo rrugë që kryente lidhjen me disa shtëpi të tjera është e bllokuar. Duhen kryer ende disa verifikime në terren për zgjerimin e kalimit”, sqaron Mauro Savi, topograf i administratës në provincën e Rietit.

Momente nervozizmi, padurimi dhe tensioni. “Jemi plotësisht të izoluar”, shprehet e dëshpëruar një banore.

“Të gjitha forcat e shpëtimit ndodhen të lokalizuara në Amatricia”, shprehet Marco Barba, i cili ka ardhur sot në mëngjes nga Roma për të sjellë veshje dhe furnizime me ushqime për të afërmit e tij.

Disa janë plotësisht të izoluar, ndodhem këtu për t’i ardhur sadopak në ndihmë këtij komuniteti, duke mos e ditur se ku mund të strehohem sot.

Duhet së paku disa orë përpara se të nisësh sërish udhëtimin dhe kjo në sajë të një devijimi rruge.

Gjatë mesditës ky kryqëzim kthehet në një pikë takimi për banorët e qytezës. Banorët mbështesin njëri-tjetrin duke shkëmbyer informacione dhe ushqime.

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori