Xhudistja Nora Gjakova pas lëndimeve që kishte marrë në gjurin e saj, sot ajo iu nënshtrua operacionit 30 minutash në Spitalin Amerikan në Prishtinë, i cili përfundoi me sukses.
Falë këtij operacioni, xhudistja Gjakova do të jetë e gatshme të luajë pas tre muajsh. Këtë e ka konfirmuar për media, doktori ortoped Florin Ramadani.
Ramadani ka treguar se pas ri-lëndimit dhe një shkryerje të miniskit të jashtëm, ka qenë indikacioni për operim.
Ai ka ritheksuar se operimi ka qenë i suksesshëm, duke shtuar se dëme të gjurit sportistja Gjakova më nuk ka, dhe që presin një ecuri shumë të mirë, e çka është më e rëndësishmja për Norën, të nis vazhdimin e karrierës sportive.
“Është kryere operacioni artoskopik, ndërhyrje kirurgjikale e cila ka dalë me shumë sukses. Një pjesë e minsikut të vogël, meqë shkyrja ka qenë komplekse, është hequr, kurse në pjesën tjetër është bërë reflikacioni, mënyrë tjetër pa hapjen e gjurit. Rrjedhja e operacionit ka qenë shumë e mirë, operacioni është kryer me anestezion të përgjithshëm, për atë edhe informatat dhe bisedën dhe rrjedhën tash pas intervenimit nuk është e mundur ta zgjasim sepse Nora ka nevojë për pushim… Trajtimi pos-operativ ka me qenë pak ma i gjatë meqë është bërë qepja dhe ruajtja e minsikut, kurse struktura tjetër, ligamenti që e kemi bërë para shumë viteve ka qenë shumë i mirë, dëmet tjera të gjurit nuk ka. Presim një ecuri shumë të mirë, dhe çka është me rëndësi për Norën vazhdim i karrierës sportive me shpresë se Nora në kampionatet tjera t’i bashkohet Majlindës me një medalje të artë”, tha Ramadani.
Por, se a do të ketë problem për stërvitje, ortopedi Ramadani tha se varet shumë prej evolucionit të ecurisë, por nëse masat e rehabilitimit fiziatrik do të ecin mirë atëherë ajo do t’i rikthehet prapë stërvitjeve.
“Varet shumë prej ecurisë, meqë është vetëm seminisk në thonjëza, po shpresojmë që në qoftë se masat e rehabilitimit fiziatrik do të ecin mirë shpresoj që pas tre muajve do t’i rikthehet prapë stërvitjeve por edhe garave. Natyrisht mundet edhe një gju i shëndosh të paraqes pengesa, por tash meqë intervenimi ka shkuar shumë mirë po shpresoj që nuk ka me paraqit pengesa”, tregoi Ramadani.
Meqë vetëm sa ishte kryer operacioni, nuk është parë e arsyeshme që të hyhet në dhomën e Nora Gjakovës, pasi që ajo ishte në gjumë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMan City përgatit një ofertë marramendëse për Raphinhan
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Ancelotti tregon se cili do të jetë 'çelësi i suksesit këtë sezon' për Real Madridin
Gjiganti italian arrin marrëveshje personale me sulmuesin Gimenez, por ende jo me Feyenoordin
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!