Besimi i ndërsjellë greko-maqedonas çon drejt zgjidhjes së problemit të emrit
Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Poposki dhe Nikos Kotzias, të enjten në Shkup thanë se ndërtimi i mirëbesimit të ndërsjellë “do të kontribuojë në gjetjen e një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët”, njofton REL.
Megjithëse çështja e emrit të Maqedonisë nuk ishte pjesë e diskutimeve të ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, zyrtari maqedonas dhe ai grek theksuan rëndësinë e “bashkëpunimit të ndërsjellë dhe që në mënyrë të qetë të tejkalohen dallimet ndërmjet dy vendeve”.
Çështja e emrit u vu në fokus të vëmendjes në opinionin e Maqedonisë, pas një periudhe të gjatë të pushimit dhe vizitës së rrallë të një zyrtari të lartë grek në Shkup. Kontesti prej më shumë se njëzet vjetësh ende nuk ka arritur të zgjidhet, ndërkohë që të dyja palët në kohët e fundit patën shtuar kritikat ndaj njëra tjetrës.
Por, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se raportet ndërmjet dy vendeve fqinje kanë ndryshuar, duke marrë një rrjedhë me konotacion pozitiv.
“Nuk kemi biseduar për emrin, këtë herë biseduam për bashkëpunimin. Unë angazhohem për kompromise, por të mira, jo kompromise të këqija. Kompromise që do të na lirojnë nga burgjet e historisë. Mendoj se në mënyrë të qetë duhet t’i tejkalojmë dallimet tona. Pra, nevojitet një kompromis nga i cili do të jenë të kënaqur të dyja palët. Fakt është se kur rritet besimi njëkohësisht zgjerohen dhe horizontet për gjetjen e një kompromisi”, tha Kotzias, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun Poposki.
Shefat e diplomacisë greke dhe asaj maqedonase, Kotzias dhe Poposki, para gazetarëve thanë se intensifikimi i takimeve mes zyrtarëve të dy vendeve do të çonte kah zgjidhja e kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë.
“Vlerësimi ynë është se lloji i këtillë i bashkëpunimit dhe takimeve intensive mund të jetë i frytshëm në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në krijimin e atmosferës për përafrim të dy vendeve. Ideja që të rritet komunikimi është që të fokusohemi me çështjet grupore, ngase integrimet evropiane varen nga to. Fokus të tërësishëm kemi vendosur në thellimin e marrëdhënieve bilaterale. Më e rëndësishmja është që të krijojmë ura bashkëpunimi me Greqinë”, tha ministri i jashtëm, Nikolla Poposki.
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Poposki dhe Kotzias, kanë nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi, ndërsa është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në pjesën e arsimit, energjetikës, si dhe sektorin e sigurisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë