LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Po humbni kohë me demarkacionin, merruni me korrupsionin!

O’Connell: Po humbni kohë me demarkacionin, merruni me korrupsionin!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connelli, në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, thotë se nuk e mbështet asnjë politikan dhe se ka deklaruar haptazi disa herë se duhet të ndryshojë mentaliteti politik me votë dhe jo me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Edhe pse ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe është mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa, O’Connelli për depolitizimin e bordeve thotë se “derisa nuk ndryshohet diçka unë do të vazhdoj të kem dyshime për vullnetin politik”


Përgjimet që nxorën skandalet, nepotizmin dhe korrupsionin nuk janë risi për Kosovën. Këto thotë se i ka ditur qysh nga ardhja e tij në Kosovë.

Ai është i befasuar pse duhet fajësuar bashkësia ndërkombëtare për politikanët e korruptuar kur ata mund të ndërrohen me votën e qytetarëve.

Nga ana tjetër ai thotë se asgjë nuk mund të ndryshohet me dhunë në Kosovë dhe me diskurs nacionalist. Ai thotë se Kosova ka humbur shumë kohë duke u marrë me tema të cilat nuk janë problem, siç është Demarkacioni. “Derisa po flasim për këto tema, askush nuk po merret me korrupsionin, papunësinë e problemet tjera reale që ka Kosova”. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori