LAJMI I FUNDIT:

Pritet lirimi i Azem Sylës nga paraburgimi, masa i zëvendësohet me lajmërim në Polici

Pritet lirimi i Azem Sylës nga paraburgimi, masa i zëvendësohet me lajmërim në Polici

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, pritet që sonte të lirohet nga paraburgimi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi. Ai ka thënë se masa e paraburgimit do t’i zëvendësohet me masën e lajmërimit në Stacion Policor.

“Shumë shpejt pritet lirimi nga paraburgimi i klientit tim, z. Azem Syla. ish-komandantit të UÇK-së. Kjo fare lehtë mundë të ndodhë edhe sot”, ka thënë më herët ai, në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/