Katër biseda të reja telefonike që sjell Insajderi, dëshmojnë edhe më tej fuqinë e Adem Grabovcit për të sistemuar dhe kontrolluar institucione të ndryshme të Kosovës.
Në një rast, Hajdar Beqa, donte që sekretarin e Ibër Lepencit, të avancohej në pozitën e anëtares së Borit të ndërmarrjes.
Në një rast tjetër, Grabovci kishte ndikuar që një kushëri i deputetit të PDK-së, Naim Fetahu të punësohej në Aeroport.
Hajdar Beqa, ishte i interesuar që sekretarin e Ibër Lepencit ta avancojë në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes publiket.
Njeriu, që kishte drejtuar një kohë të gjatë këtë ndërmarrje publike donte mendimin e mikut të tij të ngushtë, Adem Grabovcit, nëse Hajzeri mund të konkurronte për Bord të ndërmarrjes.
Beqa, aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Paraprakisht, ai i kishte sistemuar bashkëshorten Grabovcit në ndërmarrjen që kishte drejtuar. Kjo dëshmohet me serinë e VI-të të përgjimeve.
Grabovci, i kishte dhënë leje Hajzerit nëpërmjet Hajdar Beqës, që të konkurrojë, por nuk kishin garantuar se do të zgjidhej në pozitën e anëtares së Bordit.
Në serinë e XIX të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të përgjuara telefonike. Të gjitha ato, dëshmojnë fuqinë vendimmarrëse të Grabovcit për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.
Beqa që e quan Grabovcin, “Shef”, nuk i bën presion që më çdo kusht Hajzeri të avancohet nga pozita e sekretares, në anëtare të Bordit të ndërmarrjes.
“Hej…, myti bre ky djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, dita e fundit, Hajzeri, m’ka thanë me t’vetë, a me kunkurru, a mos me kunkurru. Ajo u kanë sekretare aty, naj bord”, e pyet Beqa Grabovcin.
“Naj bord, lypi a me kunkuru diçka? Paj s’po di qysh e ka ata…, paj p’i thom burrë s’varet prej kti (Grabovcit v.j,.)”, thotë Beqa.
“Po de, normal”, ia kthen Grabovci.
“Qind për qind, s’mun t’garanton. Qishtu, hajde shihum”, përfundon Beqa.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishte i interesuar për një person të quajtur Shemsi Fetahu.
Ai i telefonon një personi të paidentifikuar, por që mbanë pozitë të lartë shtetërore, për ta pyetur se mos ia “kishte harruar Fetahun”.
Shemsi Fetahu është kushëri i Naim Fetahut, një zyrtar i lartë i PDK-së që ka mbajtur një kohë pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore. Aktualisht është deputet i kësaj partie në Kuvend.
Gjatë bisedës, Grabovci i thotë se është i angazhuar shumë për ndërtimin e institucioneve të vendit dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës, për të kaluar direkt tek rasti i Fetahut.
“T’kom thirr edhe niher me ta përsërit ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin… Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru”, i thotë Grabovci.
“Jo… vallahin s’e kom harru”, e garanton bashkëbiseduesi.
“Ani…, a ma ke zgjedhë hala”, e pyet sërish Grabovci.
“Unë, e kom përcjell…, se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë”, ia sqaron bashkëbiseduesi.
Grabovci i jep porosi që të interesohet për këtë rast.
“Hajt, kqyr t’lutem! Osht kusherini i Naimit, e ki parasysh… Naim Fetahut”, shton Grabovci.
Nuk dihet se për cilin institucion intervenon Grabovci, por Shemsi Fetahu, aktualisht punon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Grabovcin e informonin kandidatët për procedurat që kishin ndjekur dhe deri ku kishte shkuar procesi.
Mes tyre, Afrim Dautaj.
Ai kërkon takim për këtë çështje. Miro, pasi Grabovci i thotë se është i zënë, Dautaj i tregon se intervistën me shkrim e kishte kryer dhe kishte mbetur edhe intervista me gojë. Grabovci i thotë që të mos shqetësohej se gjithçka në është në rregull.
“… Thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marrë kohë ma tepër. E kom kry qit intervistën me shkrim, tash veç me gojë. E me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri. Qit javë na kanë thanë”, tregon Dautaj.
“Hajt se n’rregull o… Hajt se s’ki nevojë për kurgja, n’rregull o”, e garanton Grabovci.
“Faleminders prej teje shumë, shef! Hajt kalofshi mirë”, e uron Dautaj.
Një tjetër person i kishte telefonuar Grabovcit për t’i treguar se emri i një personi nuk ishte në listën e të zgjedhurve për një instucion.
Arben Kabashi, e informon me habi Grabovcin, për këtë gjë.
“S’ka treja hiç. Dulën n’internet, po s’ka kurgjo more, s’dul emri i tinaj hiç”, thotë Kabashi.
“Jo a”, habitet Grabovci për t’i treguar se edhe një personi të quajtur Fatmir, i kishte dërguar SMS. Gjithashtu, nuk dihet nëse e kishte fjalën për Fatmir Limajn, aso kohe ministër i Transportit.
“Hajt, nesër po kqyri, po interesona”, shton Grabovci.
“Ani bre kqyr, kryma qit punë se, nuk o njeri që s’i plotëson tona burrë”, ia kthen Kabashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A