LAJMI I FUNDIT:

Hetimet për rastin ‘Kosta Kërpaç’ nuk janë ndërprerë

Hetimet për rastin ‘Kosta Kërpaç’ nuk janë ndërprerë

Prokuroria e Shkupit nuk i ka ndërprerë hetimet për vdekjen e Kosta Kërpaç, por mbetet në qëndrimin se në procedurën parahetimore është vërtetuar se bëhet fjalë për vetëvrasje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo prokurori thonë për Tv Telma se priten rezultatet edhe të një ekspertize, si edhe të dhëna nga institucione tjera të cilat dolën në publik me pohime se kanë informacione për rastin.

Megjithatë, prokuroria nuk tregon se për çfarë ekspertize bëhet fjalë, duke shtuar se PSP-ja nuk është përgjigjur se nën çfarë trysnie ka qenë Kosta Kërpaç.


Ndryshe, Kosta Kërpaç ka qenë dëshmitar në PSP dhe se bëhet e ditur që ka dhënë informacione të rëndësishme në hetimet për blerjen e pajisjeve izraelite të sigurisë dhe për ryshfetin e dhënë, diçka që është e publikuar nga përgjimet e paligjshme.

Kërpaç ishte përfshirë në listën e Gjorge Ivanovit për falje, ndërkaq PSP-ja kërkoi informacione se si u gjend emri i tij në listën e kryetarit Ivanov./Telegrafi/