Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli priti sot në takim një delegacion të NATO-s të kryesuar nga Paul Savereux, drejtor i Divizionit për Plane dhe Politika të Mbrojtjes të Aleancës i cili sot mandaton Ekipin këshillues ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në.
“Demolli e falënderoi delegacionin e NATO-s për angazhimin në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe kontributit që ka dhënë KFOR-i për sigurinë në vend, gjithashtu edhe për punën e shkëlqyeshme të ekipeve këshilluese të NATO-s në MFSK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilat janë angazhuar përmes këshillimeve, ndarje përvojash si dhe planifikim për të ardhmen”, thuhet në njoftimin për media.
Demolli tha se objektivi i Kosovës është që të promovojmë paqe në vend dhe më gjerë, si dhe objektivat tona të përputhen me vendet tjera të Bashkimit Evropian, aty ku vendi ynë synon që të integrohet.
Në veçanti, ministri Demolli në takim me delegacionin e lartë të NATO-s, tha se Republika e Kosovës është e interesuar që ta thellojë bashkëpunimin me NATO-n, duke përmendur këtu iniciativën e Qeverisë dhe Kryeministrit të vendit dhe letrën që kryeministri Isa Mustafa i ka drejtuar NATO-s.
“Gjithashtu, ministri i FSK-së, e njoftoi delegacionin e NATO-s edhe mbi rekomandimet e dala nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë, për punën që ka bërë Ministria për Forcën e Sigurisë dhe Forca e Sigurisë në drejtim të draftimit të amendamenteve kushtetuese, pakos së ligjeve dhe planifikimin afatgjatë në drejtim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK), pas vendimit politik që pritet të merret nga institucionet më të larta të vendit, duke u shprehur se i tërë procesi që nga RSSS-ja dhe deri tani, ka qenë një proces plotësisht transparent dhe se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet më tej në njoftim.
Demolli shprehi interesimin për zgjerimin e bashkëpunimit edhe me vende tjera, anëtarësimin në iniciativa rajonale dhe me gjerë, duke theksuar se përkrahja e partnerëve strategjik, si: Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mbretërisë së Bashkuar(MB), Gjermanisë etj., ka qenë e duhura dhe se kjo pritet të zgjerohet edhe me shtetet tjera në fushën e sigurisë në të ardhmen.
Ndërsa, Komandanti i Forcë së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoi delegacion nga Brukseli për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, besueshmërinë e lartë që ka FSK-ja në opinionin vendor si dhe rritjen e kësaj besueshmërie edhe tek minoritetet që jetojnë në Kosovë e posaçërisht tek pakica serbe.
Më tej, gjeneral Rama foli edhe për pjesëmarrjen e FSK-së, në trajnime dhe ushtrime jashtë vendit e sidomos në ushtrime rajonale të përbashkëta, ku FSK-ja, sipas të gjitha raporteve po tregon profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri me të gjitha ushtritë e vendeve pjesëmarrëse.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i NATO-s, Paul Savereux, drejtor i Divizionit për Politika dhe Plane në Aleancë tha se: ,,NATO është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës”, kjo siç tha ai, u konfirmua edhe në Samitin e NATO-s, të mbajtur në Varshavë të Polonisë.
“Savereux, me këtë rast, përgëzoj ministrin Demolli dhe ekipin e tij, siç u shpreh ai, për punën që po bën duke kumtuar se raportet nga NAT-i dhe NLAT-i (Ekipet Këshilluese dhe Ndërlidhëse të NATO-s) të dërguara në Bruksel kanë qenë shumë pozitive për zhvillimin e MFSK-së dhe FSK-së.
Në fund, kreu i delegacionit të NATO-s, z. Paul Savereux tha se transformimi i FSK-së në FAK, varet nga shteti i Kosovës, duke shtuar se kjo duhet të bëhet në përputhje me mundësitë dhe nevojat e Kosovës; pra, për gjithë këtë proces dhe modalitetet vendos vetë Kosova”, thuhet në njoftim.
Në takim me delegacionin e NATO-s, merrnin pjesë edhe zëvendës ministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, atasheu i FSK-së, në Bruksel, nënkolonel Ahmet Ajeti, drejtorët e NAT-it dhe NLAT-it, Dominic Brodëait dhe gjeneral brigade Ernest Horn, ndërsa nga delegacioni i NATO-s në takim ishin edhe Michel Soula, shef i Seksionit të Operacioneve dhe Liliane Maes, këshilltare në Divizionin e Operacioneve në Aleancë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë