Sot gjatë ditës ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të takojë drejtorët komunal të Arsimit. Takimi do të realizohet për të finalizuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë 2016-2017.
Sidoqoftë, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci ka njoftuar për përgatitjet që po bëhen për nisje dhe vijim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.
Statovci deklaroi se të ditur se mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit dhe se 400 mijë nxënës hapin përsëri ditarët e tyre për 1 shtator.
“Fillimi i vitit të ri shkollor po afrohet, një ngjarje shumë e veçantë për të gjithë ne”, ka deklaruar Statovci, raporton lajmi.net.
“Posaçërisht janë të entuziazmuar ata që fillojnë rrugëtimin e tyre të rëndësishëm jetësor, në klasën e parë. Për këta mbi 27,000 fillestarë, por edhe për më se 400,000 nxënësit tanë që hapin përsëri ditarin e tyre me 1 shtator, ne kemi bërë përgatitjet që çdo gjë të fillojë për së mbari”, ka thënë Statovci.
Sipas saj, kujdesi i merituar u është dhënë natyrisht edhe mësimdhënësve dhe personelit administrativ.
“Për këtë patëm takim sot me stafin e MASHT, përgjegjës për sektorë të ndryshëm të jetës sonë arsimore”.
Ajo më tej deklaroi se krejt detyrat që i takojnë MASHT-it, janë në përfundim, raporton lajmi.net.
“Krejt ajo që ka qenë në mundësitë e dhëna, e kemi bërë. E kemi përgjegjësi, por edhe një privilegj e satisfaksion të veçantë, që kësaj armate gati gjysmë milionëshe të shpresës së këtij vend, t’ia mundësojmë edhe një vit të mbarë shkollor”, është shprehur Statovci.
“Jemi gati”, tha zv ministrja e Arsimit, Anila Statovci.
Por nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë, mos ta injorojë dialogun me këtë sindikatë sa i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se ndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm.
Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind të vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri