LAJMI I FUNDIT:

Rusia akuzon SHBA-të se po ngurrojnë të luftojnë Frontin al-Nusra

Rusia akuzon SHBA-të se po ngurrojnë të luftojnë Frontin al-Nusra

Rusia ka akuzuar SHBA-të se po ngurojnë që të luftojnë grupin aleat të al-Qaedas, al-Nusran Siri, dhe kjo gjë sipas tyre mbetet pengesë për të arritur marrëveshje për bashkëpunim për Sirinë.

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar të martën se dështimi i SHBA-ve që të luftojë frontin Al-Nusra, “rrezikon të krijojë një përbindësh të ri terrorist në Siri”.


Akuzat e Rusisë vijnë vetëm një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se bisedimet në mes të shtetit të tij dhe Rusisë, për të gjetur rrugën e bashkëpunimit për Sirinë, janë pranë fundit.

Fronti al-Nusra është njëri prej grupeve rebele më efektive që po lufton kundër regjimit sirian të mbështetur nga Rusia. Ky grup ka lidhje me grupet e tjera të cilat po mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Evropa e Lirë.

“Uashingtoni pajtohet se al-Nusra është organizatë terroriste. Por ato nuk kanë qenë cak i sulmeve ajrore” të udhëhequra nga SHBA-të dhe që po luftojnë grupin militant Shteti Islamik në Siri, ka thënë ministria ruse.

“Është bërë pothuajse një vit që prejse amerikanët refuzojnë të ndajnë me ne të dhënat dhe vendndodhje e militantëve të al-Nusras”, thuhet tutje në reagimin e MPJ-së së Rusisë.

“Në vend se të ndërmerren hapa praktik, amerikanët nuk kanë bërë asnjë intensifikim të luftës së tyre kundër al-Nusras, në kushtëzim të ndryshimit të regjimit”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori