LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me stjuardesën e cila zbuloi se çfarë ndodh në udhëtimet private me të pasurit (Foto)

Njihuni me stjuardesën e cila zbuloi se çfarë ndodh në udhëtimet private me të pasurit (Foto)

Emilia George ka punuar si stjuardesë gjatë shumë fluturimeve private, kurse gjatë një interviste dhënë të përditshmen britanike Telegraph, ka vendosur të zbulojë se çfarë ndodh në aeroplanët privatë të të pasurve që fluturojnë lart mbi tokë.

“Kur realizoni një udhëtim ‘fluturim’ privat, atëherë paraja nuk është ndonjë problem për ju. Ka pasur raste kur është shtruar darka në vlerë prej një milion funte, sallatë prej 700 dollarë, por aty nuk kanë munguar as palestra me pajisje sportive, diskoteka dhe shkopinjtë në të cilët femrat mund të vallëzonin. Madje kam pasur rastin të shohë edhe karrige prej arit”, ka deklaruar Emilia, transmeton Telegrafi.


2

George ka pranuar se shpesh është përballur me kërkesa të pamundura të cilat është detyruar t’ua realizojë klientëve të pasur. Asaj madje i kanë paguar taksinë deri në 500 funte, vetëm dhe vetëm që t’ua blejë një kavanoz me havjar, dhe shpesh piloti me stjuardesat janë detyruar të bëjnë ulje të papritur që të hanë ndonjë hamburger në McDonalds.

Heq prangat dhe tenton t’i vë flakën veturës së policisë, por shikoni çfarë ndodh më pas (Video, +16)
Lexo po ashtu Heq prangat dhe tenton t’i vë flakën veturës së policisë, por shikoni çfarë ndodh më pas (Video, +16)

3

Kërkesat e pakuptimta shpesh herë janë pjesë e punës së saj. Njëra prej më të tmerrshmeve, ka qenë takimi me disa biznesmenë të cilët e kanë prekur në pjesë intime të trupit, të cilët gjithashtu nuk kanë hezituar t’i ofrojnë para për shërbime seksuale.

Por sipas saj, puna e stjuardesës në udhëtime private ka edhe anët pozitive. Ajo ka fituar dhurata të majme në vlerë deri mijëra dollarë, rroba dhe bileta VIP për koncerte.

4

Emilia ka pasur fatin të qëndrojë në hotelet më të shtrenjta dhe ka ngrënë në restorantet më të mira, ku shpesh ka pasur në dispozicion shoferin privat deri në udhëtimin e ardhshëm. Uniformën e ka pasur të krijuar nga disenjatorët e famshëm, ndërsa ka mundur të hajë ushqimin e njëjtë që e kanë shijuar klientët në aeroplan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori